Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hoxha pranon se ka gënjyer edhe për efektet e dobësimit të produktit. “Piranjat” kanë konstatuar se në kutinë e ambalazhit të Açai One pavarësisht fletëpalosjes që është në shqip vërehet se mënyra e përdorimit të pilulës nuk është përkthyer në shqip.
TIRANË- Në emisionin e sotëm “Piranjat” të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara në Abc u demaskua skema e mashtrimit të çajit të famshëm të dobësimit “Açai One”. Nga investigimi i bërë nga gazetarët e “Piranjave” rezultoi se çaji i dobësimit që reklamohet aq shumë nga vip-at shqiptarë është një gënjeshtër. Këtë e pranoi në kamerën e fshehtë edhe pronari i kompanisë që tregton Açai One në Shqipëri, Klajdi Hoxha.
“Ne nuk presim dot kupon tatimor deri në momentin që ti nuk merr pakon sepse se nuk arkëtojmë lekë, ne bëjmë shitje online. Açai është mbarim, Açai ka vdek. Është jashtë tregut, nuk ka më. Ne nuk shesim më Açai One. Açai One është ca ka ngel kthime”, tha pronari i Açai One në kamerën e fshehtë te “Piranjat”.
Në këtë mënyrë Hoxha pranon se ka gënjyer edhe për efektet e dobësimit të produktit. “Piranjat” kanë konstatuar se në kutinë e ambalazhit të Açai One pavarësisht fletëpalosjes që është në shqip vërehet se mënyra e përdorimit të pilulës nuk është përkthyer në shqip.
“Suplement ushqimor. Merrni 1 ose 2 kapsula çdo ditë me pak ujë. Për rezultate sa më të mira merren me stomak bosh. Kapsula përmban 200 mg, e barabartë me 2000 mg frut të thatë açai.”
Asnjë nga këto informacione nuk gjendet në fletëpalosjen e produktit që tregtohet në Shqipëri. Nga dëshmitë e vip-ave shqiptarë, njerëzit mendojnë me të drejtë se ky produkt është i duhuri. Por realiteti është krejt tjetër. Piranjat zbuluan gjithashtu se aktiviteti tregtar i drejtuar nga Klajdi Hoxha rezulton të jetë i pezulluar që nga 21 nëntori i 2021-it.
Por, pavarësisht kësaj shitjet vazhdojnë çdo ditë në shkelje të rëndë të ligjeve të shtetit. “Piranjat” shkuan në Barcelonë për të zbuluar më shumë rreth kësaj kompanie. Por Luminesem nuk ekziston në adresën e publikuar në Shqipëri. Në vend të kompanisë “Piranjat” gjetën një dyqan të pastrimit kimik. Pas orë kërkimesh “Piranjat” gjetën një pikë tregtimi të pilulave, por të ndryshëm nga ambalazhi në Shqipëri.
Marrë nga Abcnews
Foto Ilustruese TIRANË- Pas zhvillimit të disa seancave normale në dy proceset për “Dosjen 184” dhe leximit të preten...
Jetnor Runaj, babai i Regis Runajt Me duart që i dridhen dhe zërin e mekur, Jetnor Runaj, largohet qetësisht nga salla e gjyqit në Gjyk...
Klodiana Lala TIRANË- Këtë të martë në emisionin “Open” në News24 u diskutua për kokainën e kapur ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka thënë në “Open” se Porti i Durrësit është shpesh pika ku p&...
Foto Ilustruese TIRANË- Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar një gangren&...
Të arrestuarit, majtas në krye shqiptari, Kliton Dega KOLUMBI- Një operacion që synonte zbardhej e vrasjes së prokurorit të A...
Seldi FIER- Këtë të martë emisioni investigativ “Piranjat” në abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Araj,...
Foto Ilustruese GRAMSH- Pak ditë më parë në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi lajmi se në fshatin Topojan të G...
Studioja e Open TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar autoritetet për rritjn e nivelit të kriminalitetit në Lezhë ...
Klodiana Lala TIRANË- Ditën e sotme në Portin e Durrësit u zbuluan më shumë se 53 pako me kokainë, të fshehura n&eu...