LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokaina në Durrës, Lala: Qymyrin e porositi kompania që merret me krom, s'u zbulua nga skaneri

Duke mos zbuluar shumë për shkak të hetimeve në ende në vijim, Lala tha se ka dyshime se qymyri ishte porositur nga një kompani shqiptare e cila merret me krom.

17 Maj 2022, 21:34 Nga DOSJA
Kokaina në Durrës, Lala: Qymyrin e porositi kompania që merret me
Klodiana Lala

TIRANË- Ditën e sotme në Portin e Durrësit u zbuluan më shumë se 53 pako me kokainë, të fshehura në dy çanta, në anija “Unistream” me kapiten rus, e cila po transportonte 6500 ton qymyr nga Kolumbia në vendin tonë. Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në News 24, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi këtë operacion të policisë. Lala tha se në fakt kjo është hera e parë që droga transportohet me këtë “teknikë”, pasi rëndom është zbuluar në kontejner me banane.

Duke mos zbuluar shumë për shkak të hetimeve në ende në vijim, Lala tha se ka dyshime se qymyri ishte porositur nga një kompani shqiptare e cila merret me krom. Gazetarja tregon droga e fshehur në qymyr është shumë e vështirë të deduktohet sepse qymyri nuk kalon në skaner, ndërsa tha se policia e ka zbuluar atë pas disa informacioneve që ka marrë të cilat e kanë sinjalizuar.

“Është një anije që ka qymyr, është e hapur, nuk është e ndarë në paleta, nuk ka pasur ndalesa në porte të tjera, është nisur në 26 prill nga Kolumbia dhe ka mbërritur në 16 maj në Durrës, sot është konstatuar droga, dyshohet për kokainë, e ndarë në 53 pako, kapiten një shtetas rus, ndërkohë gjithë ekuipazhi sot është marrë në pyetje. Ende se dimë sa është sasi në total, deri nesër mbrëma mund të përfundojë shkarkimi i gjithë sasisë së qymyrit dhe ka dyshime se mund të kemi ende sasi droge në të. Në pjesën dërrmuese sasitë e kokainës kanë hyrë në Shqipëri përmes kontejnerëve të bananeve. Në informacionet e mia është një kompani që merret me kromin dhe për këtë arsye ka porositur këtë sasi të madhe qymyri, kam përshtypjen që është kompani shqiptare, por nuk mund të jap më tepër detaje. Kjo është hera e parë që droga kapet në qymyr, në këtë mënyrë nuk dedektohet sepse nuk kalon në skaner qymyri. Edhe pse policia nuk e pranon, është tentuar të shitet si aksion rastësor, por nga informacionet që kam nuk është rastësi, ka dyshime se ka pasur informacion paraprak se ka të bëjë me një grup të strukturuar kriminal. Ndryshimi i taktikave është shumë interesant, sepse kjo është hera e parë që droga kapet në qymyr të hapur”, tha Lala.

Marrë nga Balkanweb

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë