Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Aktualitet
Tragjedi/ Po laheshin në liqenin e Prushit, mbyten 2 fëmijë. 14-vjeçari u fut të shpëtonte vëllanë
Mbyten dy fëmijë në liqenin e Prushit. Por në një moment, një prej të miturve nuk ka mundur të dalë dot në breg, e për ta shpëtuar është futur vëllai më i madh, që gjithashtu ka ndërruar jetë.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy vëllezër janë mbytur në liqenin e Prushës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, ku të miturit së bashku me 4 shokët e tyre kanë qenë duke u larë në liqen. Por në një moment, një prej të miturve nuk ka mundur të dalë dot në breg, e për ta shpëtuar është futur i vëllai. Por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë të dy. Të miturit, 14 dhe 10 vjeç, janë të zonës, banues në Vaqarr të Ri.
“Tiranë/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 14 dhe 10vjeç. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”-bënte me dije Policia lidhur me ngjarjen.
Megjithatë trupat e tyre të pajetë u nxorrën brenda dy orëve nga liqeni, për t’u dërguar më pas në morg, ku do t’i nënshtrohen procedurave. Ndërkohë që në pyetje janë marrë dhe të miturit e tjerë që kanë qenë me vëllezërit, për të mësuar dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë që ka ndodhur.
Deri më tani raportohet se grupi i fëmijëve kishin nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen, por fatkeqësisht njëri prej dy vëllezërve duket se ka rënë thellë në ujë e nuk ka dalë dot më. Edhe i vëllai në përpjekje për ta shpëtuar nuk ka mundur që të dalë gjallë.
Tragjedia mund të ishte rënduar, pasi në rrezik për t'u mbytur kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë, por këta të fundit kanë mundur që të shpërtohen nga banorët e zonës. Liqeni është më shumë se tre metra i thellë, por nuk ka pasur më parë asnjë ngjarje të kësaj natyre.