LIVE UPDATES
Aktualitet

E shanë nga motra/ Vlonjati që shpëtoi në gjykatë ngaqë tha: Nuk durova dot

Në një dosje ku secili tregon se si dy të panjohur mund të konfliktohen për një fjalë goje aq më tepër për motrën

23 Korrik 2022, 12:11 Nga DOSJA
E shanë nga motra/ Vlonjati që shpëtoi në gjykatë

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e prokurorisë së Vlorës që kërkoi të dërgojë në burg një të ri, i cili një vit më parë sulmoi për një fjalë goje një bashkëmoshatar.

 I riu me inicialet L.S ishte vetëdorëzuar në polici një vit më parë dhe duke këmbëngulur se e shanë nga motra dhe ndaj humbi qetësinë, përdori veç kësaj si argument në gjykatat më të ulta edhe faktin që ndiqte shkollën dhe se burgu po e ndalonte të arsimohej.

 Por në kohën kur vlonjati qëndroi vetëm pak ditë në burg, apeli ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje pikërisht për këto rrethana që u panë si lehtësuese. Por vendimi u kundërshtua në Gjykatën e Lartë nga prokuroria e apelit të këtij qyteti. Sipas prokurorisë lokale ngjarja ndodhi një vit më parë dhe i riu qëndroi vetëm pak orë në burg duke mos ndikuar në dhënien e drejtësisë për krimin që dëmtoi bashkëmoshatarin tjetër.

 Në një dosje ku secili tregon se si dy të panjohur mund të konfliktohen për një fjalë goje aq më tepër për motrën ( një sharje tipike e zonës ) thuhet se policia e Vlorës u njoftua nga një telefonatë në sallën operative ku një qytetar kërkoi ndihmë.

I plagosuri i identifikuar si A.l që u përcoll për ndihmë në spital i tha policisë se sapo kishte përfunduar mësimin.

“Po shkoja tek furra të merrja një picë. Afër dyqanit të luleve, në trotuar pashë dy djem, ku njeri më tha përse e shikoja.”

I dëmtuari sipas policisë është përgjigjur se nuk po shikonte atë, mirëpo “personi i kishte vënë dorën tek supi i djathtë dhe menjëherë e kishte goditur në faqen e majtë afër hundës deri afër qafës me një mjet prerës dhe më pas është larguar me automjet, bashkë me një person tjetër”, thuhet në vendimin që iu tregua Gazetasi.al.

Dëmtimet në trupin e të riut u konsideruan si plagë të rrezikshme mbasi ishte një e çarë nga hunda deri në qafë.

Dëshmitarët treguan se kishin dëgjuar të shara dhe kur kanë dalë vërejtën të plagosurin përtokë.

Mes përpjekjeve për të zbuluar autorët, bëhet me dije se të dyshuarit nuk e lodhën shumë policinë. Dy të rinjtë, njëri i identifikuar si L.S dhe tjetri si A.V u paraqitën në komisariatin e policisë së Vlorës duke rrëfyer versionin e tyre.

Njëri prej tyre që më pas u largua pasi pa skenën, shtetasi A.S, sipas vendimit që disponon Gazetasi.al tregon se gjendeshin në afërsi të dyqanit të luleve pranë Postës së Coles.

“Shoku im L. ka takuar shoqen e tij dhe po bisedonin, kurse unë qëndrova disa  metra larg tyre dhe nuk po shikonte. Në një moment dëgjova një djalë të gjatë që po i thoshte L. ‘do të …motrën’ dhe e kishte kapur nga mjekrra dhe kishte thënë ‘hajde pak nga cepi’.

L. e kishte kapur nga mbrapa dhe e kishte qëlluar me çelës në pjesën e faqes së majtë. Në ato momente kishte ndërhyrë një person tjetër dhe nuk e kishte lënë L. që ta godiste, pasi ishte futur në mesin tyre.

Pikërisht fakti që i riu humbi qetësinë se i shanë motrën duket se i ka shtyrë të gjitha gjykatat që të jenë tolerante ndaj të riut.

 Në vendim thuhet: I pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi L. S., ka deklaruar se ishte ndjerë i frikësuar e i fyer dhe në momentin që ai ishte kthyer, kishte nxjerrë nga çanta çelësin e shtëpisë në fshatin Panaja, që ishte një çelës i gjatë metalik me një mbajtëse çelësash portokalli me mbishkrimin “Skoda” në formë drejtëkëndore dhe me atë në dorë e kishte kapur nga mbrapa dhe kishte tentuar ta qëllonte në fytyrë dhe në atë moment djali kishte lëvizur kokën dhe çelësi e kishte çjerrë në krahun e majtë tek faqja.

Në gjykatën e Vlorës i riu përdori si argument faktin që çelësi i shtëpisë nuk mund të konsiderohej armë si dhe humbjen e qetësisë se e kishin sharë nga motra.

“L.S  i ka paraqitur gjykatës kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, duke pretenduar se ka përdorur një çelës, pra një mjet të papërshtatshëm për të sjellë si pasojë shëmtimin e të dëmtuarit dhe në gjendjen që ndodhen aktet, nga veprimtaria hetimore ka rezultuar të jetë provuar se, i dyshuari ka përdorur një çelës, konkluzion që ka dalë nga një akt ekspertimi i kryer menjëherë pas ngjarjes, duke mos i dhënë mundësi vetë të dyshuarit të tregojë nëse shëmtimi është i përhershëm apo do të rikuperohet, për më tepër që akti i parë i ekspertimit ka dalë në konkluzion të gabuar përsa i përket llojit të mjetit të përdorur, duke definuar mjetin si mjet prerës, çfarë nuk është e vërtetë, pasi çelësi i shtëpisë nuk futet në kategorinë e mjeteve prerëse”, thuhet në vendimin e pazakontë që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al.

Gjykata e apelit shpreh tolerancë në një tjetër këndvështrim.

“Kemi të bëjmë me një person që është në një moshë shumë të re, që është duke ndjekur studimet e larta universitare, dhe se masa e sigurimit “arrest në burg”, i ka ndërprerë atij procesin e edukimit, çmohet e arsyeshme caktimi i një mase sigurimi më të butë për t’i dhënë atij mundësinë për të mos ndërprerë procesin e mësimmarrjes”, deklaron apeli.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj