LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët e sigurisë: Sulmet kibernetike janë problem ndërkombëtar, të ndihmojë kush mundet

Dhe ekspertët kanë folur në rrjetet sociale, median online dhe ekrane televizive, duke u takuar në një pikë të përbashkët: që çështja të mos politizohet, që me të të mos abuzohet dhe në këtë moment delikat, kush mundet, përmes ekspertizës së tij, të ndihmojë vendin për të tejkaluar këtë moment të vështirë.

27 Korrik 2022, 15:55 Nga Dosja.al
Ekspertët e sigurisë: Sulmet kibernetike janë problem
Foto ilustruese

TIRANË- Këto ditë kur Shqipëria është gjendur përpara sulmeve të paprecedenta kibernetike, informacioni, ai i sakti, është jetik. Prandaj edhe në morinë e lajmeve shpesh të paqarta, të paplota e të pasakta, mendimi i ekspertëve të fushës bën diferencën. Ekspertët e IT dhe ata të sigurisë janë njerëzit më të besueshëm e që kanë informacionet kyçe në lidhje me atë që po ndodh këto kohë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.

Dhe ekspertët kanë folur në rrjetet sociale, median online dhe ekrane televizive, duke u takuar në një pikë të përbashkët: që çështja të mos politizohet, që me të të mos abuzohet dhe në këtë moment delikat, kush mundet, përmes ekspertizës së tij, të ndihmojë vendin për të tejkaluar këtë moment të vështirë.

Që edhe qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh, më poshtë po sjellim disa opinione dhe argumente ekspertësh të sigurisë, të cilët i kanë mbështetur ato me fakte dhe analiza profesionale. Kështu, eksperti i sigurisë, Ermal Jauri, u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania, se sulmet kibernetike janë rrezik po aq i madh sa ato fizike, duke iu referuar këtu luftës Ukrainë-Rusi. Më tej ai solli shembullin e Stoltenberg, i cili në një samit të NATO-s u shpreh po njësoj, madje pas kësaj koncepti i ri strategjik i NATO-s ndryshoi.

Nisur nga situata e fundit në Shqipëri, kur sistemet u pezulluan, Jauri u shpreh se i bënte përshtypje sesi, në një sulm me armë çdo i ri do ishte paraqitur për të marrë armën e për të luftuar, ndërsa në këtë rast, askush nuk u paraqit për të dhënë ndihmë.

“Kemi inxhinierë të mrekullueshëm, të cilët punojnë nëpër kompani shqiptare, kemi inxhinierë, IT dhe specialistë të jashtëzakonshëm që janë në sektorë të ndryshëm privat në Shqipëri dhe askush nuk u vetofrua që sot jemi përballë një agresori që ka sulmuar Shqipërinë”, u shpreh eksperti. Ai shtoi gjithashtu se, fatkeqësisht, as në Shqipëri, as në botë nuk investohet sa duhet në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ndërkohë, eksperti i IT, Gentian Progni, u shpreh pak ditë më parë në MCN se “Mbyllja ose fikja e sistemit ka qenë veprimi i duhur në mënyrë që të shmanget vjedhja e të dhënave. Eksperti paralajmëroi se nëse nuk bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jo vetëm.” Ai shtoi gjithashtu se shumë nga portalet dhe bizneset që ai menaxhon janë sulmuar gjithashtu, çka tregon se shënjestra e hakersave nuk ka qenë thjesht qeveria shqiptare, por Shqipëria në tërësi.  

Një tjetër ekspert i sigurisë, profesor Xhavit Shala, u shpreh se lajmet për sulme në Shqipëri janë normale, duke qenë se në vendin tonë janë të strehuar refugjatë që i përkasin organizatës “Opozita Iraniane.” Shala ka theksuar se  nuk është çudi që shërbimet inteligjente të kenë rekrutuar njerëz nga Shqipëria, duke qenë se dhe objektivi është vendi ynë. Sidoqoftë, ai pohoi se agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë vazhdimisht për të parandaluar ngjarje të tilla. Në këtë linjë analize ishte në intervistën dhënë për Top Channel edhe Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë.

“Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga hackers të Gardes Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla.

Pas sulmit rus në Ukrainë, edhe ekspertët ndërkombëtare po flasin për një rritje të rrezikut të sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Pas Shqipërisë që u sulmua me të njëjtat metoda (Ransomware) me të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar gjatë sulmeve të vitit të fundit, mbi domain-et qeveritare e private edhe në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit, sulmet kibernetike “shënjestruan" edhe vende të tjera të Evropës, duke hakëruar së fundmi, vetëm pak ditë më parë faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë./Dosja.al

hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron