Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
EMRAT/ Atentat dy shqiptarëve në Itali, breshëri plumbash mbi 'Audin', autorët e maskuar i zunë pritë
Të plagosur kanë mbetur Indrit Lleshaj, 44 vjeç, banues në Paderno Dugnano, dhe Artan Lazar, 42 vjeç, banues në Cormano, të dy të njohur për policinë.
22 Shtator 2024, 09:10Nga I.A
Policia
ITALI- Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë pasi persona të maskuar i zunë pritë. Ilgiornoshkruan se dy shqiptarët po udhëtonin me makinë tip Audi kur një mjet tjetër u preu rrugën dhe qëlluan mbi ta breshëri plumbash.
Të plagosur kanë mbetur Indrit Lleshaj, 44 vjeç, banues në Paderno Dugnano, dhe Artan Lazar, 42 vjeç, banues në Cormano, të dy të njohur për policinë. Ata janë qëlluar disa herë me armë zjarri në gjoks dhe në qafë, dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Menjëherë më pas mbërriti një motoçikletë me dy personat të cilët dyshohet se janë dhe autorët e të shtënave. Njëri prej shqiptarëve është në rrezik për jetën. Policia italiane po kryen hetime për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e mundshme të ngjarjes.