LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Ofruan para në këmbim të votave për PS-në, GJKKO shpall fajtor tre të pandehurit për korrupsion, ja dënimet

SPAK kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, ndërsa gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

5 Shkurt 2026, 15:47 Nga D.S
EMRAT/ Ofruan para në këmbim të votave për PS-në,
SPAK

TIRANË-  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë tre të pandehurit për korrupsion në zgjedhje, në Qarkun Lezhë. SPAK kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, ndërsa gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Sipas vendimit të gjykatës, Gersi Kaçorri u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në provë për një periudhë 1 vit e 6 muaj.

Besnik Uka u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa edhe për të u vendos pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për 1 vit e 6 muaj. Fajtor u shpall edhe Artur Jahja, i cili u dënua për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, me 1 vit burgim, dënim i reduktuar në 8 muaj, me pezullim të ekzekutimit dhe vënie në provë për 1 vit e 6 muaj.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit kanë premtuar, ofruar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të Partisë Socialiste. Hetimet kanë evidentuar se ata kanë shpërndarë shuma monetare tek qytetarët me qëllim ndikimin në vullnetin e tyre të votës.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;

Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;

Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Rrethanat e çështjes

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

GJKKO NJOFTIM PËR MEDIAT:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 55 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 8, datë 05.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gersi Kaçorri, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gersi Kaçorri, i ulet 1/3 e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Gersi Kaçorri, për një afat prove prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Uka, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besnik Uka, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Besnik Uka, për një afat prove prej 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Jahja, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Artur Jahja, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Artur Jahja, për një afat prove prej 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

4. Në lidhje me provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykimit sipas procesverbalit datë 06.11.2025, gjykata disponon si më poshtë: Aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A12”, me numër imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisë ONE me numër serial ****, të sekuestruar të pandehurit Besnik Uka; aparat telefonik i markës “iPhone XR”, me numër imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisë ONE me numër serial ****, sekuestruar të pandehurit Gersi Kaçorri, dhe aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A04S”, me numër imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisë ONE me numër serial ****, sekuestruar të pandehurit Artur Jahja, të konfiskohen.

5. Shpenzimet proceduriale, të kryera gjatë hetimit paraprak si dhe ato të gjykimit, sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 05.02.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Dosja.al

spak gersi kaçorri besnik uka artur jahja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj