LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Sherri për djegien e mjetit në mars degradon me 4 të shtëna me armë, në kërkim autorët

Sipas policisë, konflikti mes dy personave të shpallur në kërkim dhe dy vëllezërve Usama e Muhamed Gashi, ka lindur për shkak të djegies së një makine “Golf 7”, ngjarje kjo e ndodhur në 15 mars 2023 në qytetin e Elbasanit, ku mjeti i përkiste Jorgo Zhidros.

17 Korrik 2023, 18:26 Nga DOSJA
EMRAT/ Sherri për djegien e mjetit në mars degradon me 4 të
foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e quajtur “Ura e Zezë”, që lidh Cërrikun me Papërin. Konflikti ka ndodhur për shkak të djegies së një makine “Golf 7”, ngjarje kjo e ndodhur në 15 mars 2023 në qytetin e Elbasanit, ku mjeti i përkiste Jorgo Zhidros. Bëhet me dije se konflikti mes dy vëllezërve Gashi dhe dy kushërinjtë Ambri Sinakoli, Erion Çapja, ka përfunduar në të shtëna me armë në zonën e quajtur “Ura e Zezë”.

Katër të shtëna me armë në ajër janë realizuar nga persona të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia, raporton “Ora News”. 28-vjeçari Ambri Sinakoli, nipi i fisit “Çapja” dhe 44-vjeçari Erjon Çapja si dhe dy personat e tjerë, Hejdi Myftari dhe Marlen Goxhaj, janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, konflikti mes dy personave të shpallur në kërkim dhe dy vëllezërve Usama e Muhamed Gashi, ka lindur për shkak të djegies së një makine “Golf 7”, ngjarje kjo e ndodhur në 15 mars 2023 në qytetin e Elbasanit, ku mjeti i përkiste Jorgo Zhidros.

Për këtë çështje në muajin mars 2023, Prokuroria e Elbasanit arrestoi disa persona mes të cilëve, Jorgo Zhidron, Nazmi Liçin dhe Ambri Sinakolin. Ky i fundit ka qëndruar vetëm 30 ditë në burg, pasi dyshohej si personi që kishte urdhëruar dhe financuar Nazmi Liçin, për djegien e makinës së Jorgo Zhidros.

Por pasi ka mbaruar afatin 30 ditor të qëndrimit në burg, Sinakoli është liruar. Por konfliktet kanë vijuar më tej. Teksa palët po ktheheshin nga plazhi, ditën e shtunë janë përplasur fillimisht në qytetin e Lushnjës, ku kanë dëmtuar lehtësisht makinat. Ndërsa nga Lushnja në Rrogozhinë kanë ndjekur njëri-tjetrin, dhe në zonën e Rrogozhinës është qëlluar me armë në ajër.

Në dëshminë e dhënë 5 muaj më parë në polici, Nazmi Liçi shprehet se një grup prej disa personave, mes të cilëve Jorgo Zhidro dhe Usama Gashi, e kanë mbajtur peng në ambientet e resort “Panorama”, duke e dhunuar për disa orë.

“…në datën 15 Mars, rreth orës 11:00 teksa kam qenë i vetëm në afërsi të lagjes “Vullnetari”, me mjetin të cilin e kam marrë me qera, tip “AUDI”. Përpara meje, qëndroi një makinë tip “Audi” i Zi me xhama të zinj. Nga ky mjet zbriti Ardjan Zhidro, i cili u afrua drejt makinës time dhe i tha që donte të pinte një kafe me të. Unë duke qenë se e njoh Ardjanin, pranova. Ardjani më tha se do iknin te lokali i tij “Panorama”. Ardjani, u ul përpara si pasagjer në “Audin” e Nazmiut, kurse “Audi i zi” i shoqëroi. Kur kemi zbritur të “Panorama”, kanë shkuar tek pjesa ku pihet Shisha. Pas tij kanë ardhur edhe shumë persona të tjerë, gati 6-7 persona, ku ndër këta kam njohur djalin e Ardjanit që quhet Jorgo Zhidro dhe Usama Gashin. Këta persona që erdhën filluan të godisnin me grushta, shkopa bejsbolli dhe sende të tjera. Më kanë goditur në fytyrë dhe në trup. Gjithashtu më kanë thyer edhe celularin që kisha me vete. Pasi më rrahën për afro 2-3 orë, Jorgo Zhidro, më ka çuar në qytet me mjetin “Audi” të Nazmiut dhe personat e tjerë që ishin aty nuk i pa se ku shkuan…” - ka dëshmuar Nazmi Liçi.

Të shtunën, situata është agravuar dhe protagonistët e këtij sherri kanë përdorur armë, duke qëlluar 4 herë në ajër me pistoletë, teksa po ktheheshin nga plazhi.

Pas të shtënave, personat janë larguar me makina. Ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar Marvis Preçi, për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Ndërsa në kërkim policor si i dyshuar se ka qëlluar me armë, është Ambri Sinakoli, dhe dy persona të tjerë Hejdi Myftari dhe Marlen Goxhaj. Aktualisht policia e Elbasanit po punon për arrestimin e personave të shpallur në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër). 

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale "Moskallëzim i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit". 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet