9 Janar 2024, 13:20
Nga N.F
Foto ilustruese
VLORË- 41-vjeçari, Erion Selamaj është vënë në pranga ditën e sotme pasi iu gjet nga policia lëndë narkotike në automjet. Sipas policisë arrestimi i Selamajt ka ardhur pas informacioneve se një person shiste drogë në lagjen "Rilindja" në Vlorë ku më pas u bë edhe arrestimi i tij. Mësohet se nga kontrolli i kryer fizik dhe në makinë janë gjetur lëndë narkotike të ndara ne doza gati për shitje.
Njoftimi i plotë:
Vlorë/ Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Rilindja”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi Erion Selamaj, 41 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 41-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
droge vlore arrestim doza shitje
Aktualitet
9 Janar 2024, 13:11
a.l
Sokol Mjacaj
PEQIN- Sokol Mjacaj i cili ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit ...
Aktualitet
9 Janar 2024, 13:01
M.B
Greqi- Gruaja e autorit të dyshuar për vrasjen e shqipares Gjeorgji Murati, e cila ishte dhe shtatzënë ka four për mediat greke lidhu...
Aktualitet
9 Janar 2024, 12:33
M.B
Bulqizë- Pasditen e djeshme, gjatë punës në minierë, në Bulqizë, është plagosur 50-vjeçari me inicialet L....
Aktualitet
9 Janar 2024, 12:04
N.F
Gjeorgjia Murati
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Greqi ku u vra...
Aktualitet
9 Janar 2024, 12:10
M.B
Durrës- Një 50-vjeçar, një 27-vjeçar dhe një 24 -vjeçar janë vënë në pranga nga policia në D...
Aktualitet
9 Janar 2024, 12:08
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Dy persona janë arrestuar në Lezhë për dhunë në familje, ndërkohë që një...
Aktualitet
9 Janar 2024, 12:02
a.l
Foto ilustruese
KUKËS- Muaji janar ka nisur me ulje të temperaturave kryesisht në veri të vendit por edhe në disa zona në jug...
Aktualitet
9 Janar 2024, 11:45
a.l
Muhamet Rrumbullaku
VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorë që...
Aktualitet
9 Janar 2024, 11:35
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- 50-vjeçari Durim Visha është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi në banesën e tij ...
Aktualitet
9 Janar 2024, 11:24
I.A
Policia greke
GREQI- Lokali i një shqiptari në Greqi është qëlluar me armë zjarri në orët e para të m&eum...