31 Maj 2024, 13:33
Nga M.B
Arrestimi
VLORA- 30-vjeçari Romario Alliaj, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “mashtrimi”, është arrestuar në Vlorë. Aliaj së bashku me një person tjetër, inskenuan një atentat të rremë në vitin 2019 në Novoselë. Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë. Kjo do t’i shërbente më pas Alliajt dhe një personi tjetër që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location 3”, si rezultat i të cilit, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, u kap shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar:
Romarjo Alliaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 18.12.2023, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
romario aliaj
Aktualitet
31 Maj 2024, 13:28
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet në flagrancë një person dhe shoqërohet një tjetër i shpallur në kërkim në...
Aktualitet
31 Maj 2024, 13:25
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Një 42-vjeçar, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për pjesmarrje në grup kriminal dhe kultivim t...
Aktualitet
31 Maj 2024, 12:40
I.A
Burgu i Burrelit
BURREL- Prej 13 ditësh i dënuari Vladimir Hoxhaj me origjinë nga Malësia e Madhe i cili po vuan dënimin n&eu...
Aktualitet
31 Maj 2024, 12:23
r.ll
bib ndreca dhe ardit mustafa
TIRANË- Dy gjyqtarë do të rikthehen në Gjykatën e Posaçme. Bëhet fjalë për...
Aktualitet
31 Maj 2024, 12:16
r.ll
tonin vocaj te trauma
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë shkuar sot në spi...
Aktualitet
31 Maj 2024, 11:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- 4621 bimë dhe fidanë kanabisi janë asgjësuar në zonën e Velipojës. Mës...
Aktualitet
31 Maj 2024, 11:30
r.ll
sokol mengjesi dhe autoret
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi prej dy ditësh ndodhet në intubim, për shkak të gjendjes së r&...
Aktualitet
31 Maj 2024, 11:06
r.ll
erzen brecani
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-shefit të policisë, Erzen Breçani, i cili ki...
Aktualitet
31 Maj 2024, 10:54
r.ll
MAT- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Mat. Një 20-vjeçar ka dhunuar xhaxhain e tij ndërsa, u arrestua menjë...
Aktualitet
31 Maj 2024, 10:31
r.ll
kastriot ismailaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailaj, duke lënë kështu në fuqi dënimin...