Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar në Durrës. I arrestuari është Çim Kazazi. Ai u arrestua nga blutë, pasi qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.
Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”.
Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. K., 24 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”./Dosja.al
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në qytetin e Fierit. I arrestuari është Boj...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçare me origjinë nga Armenia dhe ka nisur hetimin p&eum...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar në qytetin e Fierit. I arrestuari është Fra...
Foto ilustruse E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare m...
Foto ilustruse TIRANË- Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
pamje nga aksidenti SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në sarandë, ku si p...
foto ilustuese ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar sërish një 42-vjeçar, pasi kishte hyrë ilegalisht, duke thyer urdhrin ...
Përmes një investigimi gazetari italian Luigi Pelazza i emisionit 'Le Iene' ka hedhur dritë mbi një rrjet mashtrimesh telefonik...
Një ndër format më të përhapura të turizmit në ditët e sotme, i zhvilluar në shumë vende të botës,...
A ka pasur apo jo bashkëpunim mes Elvis Shkëmbi dhe xhaxhaxhit të tij për të vrarë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja? Për t...