20 Maj 2024, 15:50
Nga S.B
foto ilustruese
VLORË- Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë për vjedhje. Mësohet se Amaraldo Çela 36 vjeç, vodhi para dhe sende personale nga makina e parkuar në zonën e Lungomares, që i përkiste një shqiptari të Kosovës.
Si pasojë janë sekuestruar paratë dhe sendet e vjedhura nga Çela. Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.
Njoftimi i Policisë:
Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
I arrestuari, me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.
Sekuestrohen një shumë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: Amaraldo Çela 36 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
vlore vjedhje
Aktualitet
20 Maj 2024, 15:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një person është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është proceduar. Bëhet m...
Aktualitet
20 Maj 2024, 15:38
B.Z
GJKKO
TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:13
I.A
Arben Ndoka dhe Durim Bami
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje të tjera nga tentativat për të vrarë Durim Bamin me porosi t&e...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:11
r.ll
eduart danaj, enkelejda danaj
GREQI- Eduard Danaj, 50-vjeçari shqiptar i cili masakroi me thikë në mes të rrugën bashkë...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Barra e sëmundjeve ka qenë më e lartë vitin e kaluar, teksa të dhënat zyrtare tregojnë për ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:01
I.A
Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me planin e Arben Ndokës dhe...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:38
r.ll
arben ndoka, durim bami
TIRANË- Pas hetimit të SPAK që çoi në lëshimin e 50 urdhër arresteve janë zbardhur ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:27
r.ll
emiljano shullazi, durim bami
TIRANË- Pas hetimit të SPAK që çoi në nxjerrjen e 50 urdhër arresteve janë zbardhur kom...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:25
I.A
Arben Noka dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Detaje të reja janë nxjerr nga dosja hetimore për planifikimin e eleminimit të vëllez&e...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:20
Elton Qyno
TIRANË- Një shifër prej 500 mijë është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas...