25 Shtator 2023, 10:15
Nga h.k
Erjon Braçe
TIRANË- Erjon Braçe, deputeti socialist ka reaguar me një postim në “X” për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës mëngjesin e së dielës. Braçe akuzon dhe i bën thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin Novi Pazar në Serbi. Autoritetet kosovare ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë të publikuar nga deputeti, ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari.
Postimi i Erjon Braçes:
VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristet qe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
tensionet në veri të kosovës
Aktualitet
25 Shtator 2023, 10:01
h.k
Foto nga rruga e Arbrit
DIBËR-Moti i keq ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe në qarkun e Dibrës. Në rrugën ...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 10:03
A.B
Momenti i grabitjes
TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur n...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 09:43
h.k
Foto ilustruese
KORÇË- 40 fshatra në juglindje të vendit nga mëngjesi sotëm janë pa energji elekrike si pasojë e...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 09:39
A.B
TIRANË- Vrasja e Xhulio Prelës, punonjësit të Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 08:48
A.B
Rebecca
BRITANI E MADHE-George Gannon deklaron se nuk do të ndalojë kurrë së kërkuari përgjigje për ngjarjet që &cc...
Aktualitet
25 Shtator 2023, 07:33
A.B
Reshje
TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira d...
Aktualitet
24 Shtator 2023, 21:55
A.B
Perplasja
TIRANË- Një efektiv i policisë së Vlorës është konfliktuar me një efektiv të “Shqiponjave...
Aktualitet
24 Shtator 2023, 20:35
r.ll
foto ilustruese
THUMANË- E provuan kultivimin e kanabisit si një biletë që do t’i shpëtonte nga varfëria. Por çi...
Aktualitet
24 Shtator 2023, 19:54
r.ll
fabrika e djegur
MAMINAS- Fabrika e bojërave ‘Deutsch Color’, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit u p&e...
Aktualitet
24 Shtator 2023, 16:48
A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me dhunimin e efektivit të forcave 'Shqiponja'. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur n...