LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë kishte parë Ermir Dedja që vendosën ta vrisnin? Lidhja e dy autorëve të dyshuar me automjetin e djegur në Gërdec

Do të ishte pikërisht gjetja e automjetit dhe pamjet filmike që do të fillonin për grupin hetues, sagën për gjetjen se kujt i përkiste kjo makinë.

24 Qershor 2025, 20:17 Nga r.ll
Çfarë kishte parë Ermir Dedja që vendosën ta vrisnin?
foto ilustruese

TIRANË- Një nga pistat e hetimit të grupit hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas, është dhe makina që dyshohet se u përdor nga autorët, e gjetur e djegur në Gërdec.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24,  i gazetares Klodiana Lala, publikoi detaje nga dosja hetimore ku pikërisht makina tip Seat është pikasur nga kamerat e sigurisë në disa prej akseve të qytetit të Durrësit, dhe që fill pas krimit u gjet pothuaj i shkrumbuar nga grupi hetues, ku në brendësi u gjet edhe një armë zjarri.

Kjo tregon se autorët duhet të kenë lëvizur nëpërmjet fshatrave të Durrësit, duke shmangur kështu austradën apo akset kryesore, me qëllim për ti shpëtuar kontrolleve të patrullave të policisë, që në këtë kohë ishin ngritur në këmbë. Dhe për të përfunduar në zonën e Gërdecit, aty ku kanë menduar të humbin gjurmët e tyre.

Menjëherë pas krimit të ndodhur, policia mori njoftim se në zonën e njohur si Gërdec në Vorë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Seat, me targë AB 815 AC, me ngjyrë të bardhë. Ku nga verifikimet paraprake, u arrit të dalloheshin targat e automjetit, si edhe numri i shasisë.Ku në sediljen e pasme të makinës u gjet një armë zjarri model 56”, thuhet në dosjen hetimore.

Për grupin hetues ishte e qartë bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara jo shumë larg vendit ku u ekzekutua Ermir Dedja, se makina e djegur në zonën e Gërdecit në Tiranë ishte e njëjta, ose përkonte në karakteristikat e saj me atë që u pa të lëvizte para dhe pas krimit në qytetin e Durrësit.

Do të ishte pikërisht gjetja e automjetit dhe pamjet filmike që do të fillonin për grupin hetues, sagën për gjetjen se kujt i përkiste kjo makinë.

Si kishte hyrë ajo në Shqipëri dhe kush ishin poseduesit e saj të fundit.

A ishte kjo një makinë e modifikuar, në servisët e krimit, ashtu siç kishte ndodhur në raste të ngjashme?

Automjete që në historikun e tyre të ngushtë kanë të njëjtin manual përdorimi.

Ku krimi ka investuar shumë si në infrastrukturë ashtu edhe në logjistikë?

Ku shpesh serviset kanë shërbyer si për të fshehur makinat e vjedhura që më pas përdoren në krime të ndryshme, por edhe për modifikimin apo shkatërrimin e tyre gjë që e ka bërë shumë të vështirë punën e grupit hetues, për të shkuar sa më shpejt të autorët e krimit apo porositësit e tyre.

Por a është ky rasti i ngjashëm, ku autorët ia dolën të mbetën anonimë dhe nëse jo çfarë duket se i tradhtoi ata? Një automjet ku secila prej pjesëve identifikuese ishte modifikuar apo vjedhur një tjetër automjeti.

Ku edhe në këtë rast, automjeti del se është grabitur jo më larg se 6 muaj nga koha e kryerjes së krimit. Po kush janë dy personat e arrestuar deri më sot nga policia dhe a janë ata personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Dhe pse ky krim deri më tani ka mbetur i tillë deri të dy emrat e dyshuar që kanë qenë poseduesit e fundit të njohur të automjetit që u përdor në vrasjen e Ermir Dedjas. A është kjo një provë e mjaftueshme për t’i implikuar ata në krim, apo edhe kjo vrasje do të mbetet pa autor, edhe për disa kohë.

Çfarë e bën të vështirë zbardhjen e vrasjes së një profili të tillë, që nga sa kuptohet lëvizte pa masa të shtuara sigurie. Çfarë dinte apo kishte parë Ermir Dedja, që çoi në prerjen e mandatës së tij të vdekjes?

Dhe pse ishte e rëndësishme për urdhëruesit e ekzekutimit të tij, një mesazh i tillë mafioz. Referuar plumbave që mori pas shpine, por edhe imvestimit për të paguar apo përdorur një automjet që më pas do të duhet ta digjnin. Ashtu sikur në fakt kishin vepruar edhe me personazhe më të rëndësishëm të krimit.

A erdhi kjo vrasje pikërisht në kohën kur hetimet dhe rrethi i lakut të krimit po ngushtohet gjithmonë e më shumë, dhe Ermir Dedja mund të përbënte rrezik me informacionin që mund të kishte rreth disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Durrës.

Në kohën kur SPAK, po afron gjithmonë e më shumë pranë vetes informatorë dhe po rekruton bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët për të shpëtuar veten, po groposin ata që ishin shefat e tyre. A është ky rasti i Ermir Dedjas?

Që ndoshta nuk i kishte nuhatur intrigat që po luheshin pas krahëve të tij, apo që për të kishte një plan për ta hequr qafe./ Në Shënjestër, Balkanweb

vrasja e ermir dedjas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj