LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat”/ Denoncimi i nënës për çerdhen private pa licencë dhe mbikëqyrje

Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë mbi çerdhet dhe kopshtet private, duke mbuluar vetëm ato shtetërore.

1 Prill 2025, 21:25 Nga r.ll
“Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat”/
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni Fiks Fare ka trajtuar mbrëmjen e sotme, shqetësimin e një nëne, e cila ankohet për mënyrën se si trajtohet fëmija i saj 2 vjeç e gjysmë në çerdhen dhe kopshtin privat “Topshti”. 

Ajo  e sinjalizuar nga një prind tjetër pretendon se fëmija është mbajtur për orë të tëra në krevat pa marrë pjesë në aktivitete me fëmijët e tjerë. Ky fakt, sipas saj, u konfirmua pasi pa pamjet e kamerave të sigurisë në institucion. Fëmija i saj mbahej në krevat pa marrë pjesë në aktivitete më fëmijët e tjerë, por vetëm duke i parë nga krevati ku lihej i shtrirë. Arsyeja e dhënë nga kopshti ishte se fëmija mund të lëndohej. Nëna gjatë kqyrjes së kamerave ka vënë re edhe një fëmijë tjetër që mbahej në karrocë për orë të tëra, kjo iu argumentua nga kopshti se mbahej i tillë pasi kafshonte fëmijët e tjerë.

Gazetarë e Fiks Fare kërkuan një informacion nga drejtoresha e kopshtit, Afërdita Rada, e cila në intervistë dha deklarata është kontradiktore. Fillimisht, ajo tha se fëmija është mbajtur në krevat sepse kishte ngacmuar një fëmijë tjetë. Më pas doli me versionin se kjo situatë ndodhte vetëm për pak minuta, kur ndërronin fëmijët e tjerë.

Ajo pranoi se nuk kanë mbajtur procesverbale për raste të tilla, por premtoi se do ta bënte në vazhdim.
Sa i përket licencës, në ambientet e institucionit ishte e afishuar vetëm një licencë për kopsht nga Ministria e Arsimit, ndërsa kur u pyet për çerdhen ajo reagoi ashpër, duke thënë se nuk kishte më kohë për gazetarët. “Tani nuk përgjigjem se kam një takim tjetër”, tha Rada.

Pas këtij rasti, gazetarët e Fiks Fare nisën një investigim mbi situatën e çerdheve private në Tiranë. Ata kontaktuan disa kopshte private për të regjistruar fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe zbuluan se shumica e këtyre institucioneve ofronin shërbime edhe për këtë grupmoshë, duke operuar si çerdhe. Në të gjitha rastet, edukatorët dhe administratorët e kopshteve diskutonin vetëm për tarifat dhe mundësitë e regjistrimit, pa përmendur ndonjë licencë specifike për çerdhen.

Gazetarët iu drejtuan institucioneve përgjegjëse për të kuptuar më shumë mbi licencimin dhe kontrollin e çerdheve private në Shqipëri. Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë mbi çerdhet dhe kopshtet private, duke mbuluar vetëm ato shtetërore.

Zyra Vendore Arsimore Tiranë konfirmoi se disponon një listë të kopshteve private, por jo të çerdheve.
Nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, gazetarët mësuan se ky institucion inspekton vetëm arsimin parashkollor duke filluar nga mosha 3 vjeç (kopsht), ndërsa për çerdhet private nuk ka asnjë përgjegjësi. Sipas tyre, licencat për kopshte i jep Ministria e Arsimit, por në faqen zyrtare të kësaj ministrie figuron vetëm një listë e kopshteve private, pa përfshirë çerdhet.

Në asnjë institucion shtetëror nuk ekziston një listë zyrtare e çerdheve private që operojnë në Shqipëri. Kjo do të thotë se:
• Asnjë çerdhe private nuk është e licencuar nga shteti.
• Nuk ka inspektime për mënyrën se si trajtohen fëmijët në këto institucione.
• Prindërit nuk kanë një organ shtetëror ku të ankohen nëse hasin probleme./Top Channel

cerdhe ne tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri