LIVE UPDATES
Aktualitet

Fermerët tregojnë sfilitjet nga burokracitë: Kërkojnë një mal me dokumente. Po tokën kush do ta punojë? Në Kosovë jepet 150 euro/ha

Me 200 hektarë tokë dhe me rreth 80 krerë lopë, Franci këtë vit nuk ka marrë asnjë qindarkë mbështetje. Ndryshe do të ishte, nëse këtë fermë do ta kishte në Kosovë. Ai do të kishte përfituar rreth 100 mijë euro mbështetje.

1 Nëntor 2022, 22:30 Nga DOSJA
Fermerët tregojnë sfilitjet nga burokracitë: Kërkojnë
Foto Ilustruese

TIRANË- Shoqata e fermerëve çoi në parlament një projektligj që synonte parandalimin e diskriminimit të fermerëve nga skemat e mbështetjes së AZHBR. Si zgjidhje u propozua skema e Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon fond limit, por bëhen përllogaritjet para. Pra sa fermerë janë të mundshëm për të përfituar, shumëzohet me përftimin dhe del fondi që vihet në dispozicion. Në rast se nuk del fondi lihet një skemë tjetër pa bërë dhe kalohen këtu me qëllim shmagjen e diskriminimit por në Maqedoninë e Veriut aplikimet janë më të vogla se buxheti I vënë në dispozicion.

‘E rrëzuan me pretendimin se po bëjnë statregjinë 2022-2027, ndërkohë që ne kemi skemën e natës që sot ka shkuar në 50% të aplikimeve, fondi mund të mbarojë deri tek data 16 dhe pastaj do u thonë mbaroj fondi dhe nuk ka më”, u shpreh Eduart Sharka, Shoqata e fermerëve.

Me 200 hektarë tokë dhe me rreth 80 krerë lopë, Franci këtë vit nuk ka marrë asnjë qindarkë mbështetje. Ndryshe do të ishte, nëse këtë fermë do ta kishte në Kosovë. Ai do të kishte përfituar rreth 100 mijë euro mbështetje.

“Unë psh mbjell cdo vit 100 ha grurë, nëse do të isha në Kosovë, në Kosovë jepet 150 euro/ha për korrje dhe do të merrja 15 mijë euro vetëm për korrjen, pastaj jepet 300-400 euro për mbjelljen do të ishin 40 mijë euro për mbjellje. Pastaj jepet për numrin e krerëve kam 80 krerë, për viçat e lindur, për krerët që çohen në thertore. Ndërsa këtu vetëm një vit kam përfituar nga 100 mijë lekë të vjetër dhe pastaj nuk kam përfituar më” u shpreh Franc Kaloshi, fermer.

Franci ka aplikuar edhe në skemën e IPARD, por aty nuk ka mundur të kualifikohet. Ai i konsideron një labirinth zyrat e institucioneve shtetërore që në vend ta ndihmojnë fermerin, bëhen pengesë.

Kam aplikuar tek IPARD, por kam pasur problem me titujt e pronësisë, sepse këtu është shumë e vështirë tituj pronësie. Të marrësh një leje ndërtimi për stallat në bashkinë e Divjakës është shumë e vështirë, ose të shkosh të legalizosh një ndërtim që ti ke bërë në drejtorinë e ASHK-së Lushnjë, është pothuajse një labirinth shumë i madh. Ne nuk kemi kohë të bredhim pas letrave, ne duhet të punojmë tokën”, u shpreh Franc Kaloshi, fermer.

Prej më shumë se një dekade në shërbim të tokës ai akuzon se skema e IPARD është kthyer në një tekë të kryeministrit. Ai po mbështet agroturizmin, duke lënë jashtë sektorë mjaft të rëndësishëm.

Por duket se Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR i japin fondet kuturu kur vjen fjala për agroturizmin, pasi sipas KLSH asnjëri prej këtyre institucioneve nuk ka kryer monitorim mbi fatin investimeve në këtë sektor. Si pasojë nuk është e mundur të matet impakti që këto investime kanë sjellë në zhvillimin e ekonomisë rural.

Paradoksalisht këto dy institucione që miratojnë dhënien e fondeve nuk kanë as të dhëna si p.sh. për numrin e të punësuarve në këtë sektor, numrin e turistëve që frekuentojnë agroturizmin apo çdo e dhënë tjetër që do të ndihmonte në hartimin e politikave më konkrete.

Marrë nga TOPCHANNEL

skema e bujqesise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet