2 Tetor 2023, 14:53
Nga r.ll
Foto nga takimi ne Zagreb
KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Zagreb në një vizitë zyrtare ku ka nënshkruar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kroacisë për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe Ministri i Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë, Marin Piletić nënshkruan sot në Zagreb, marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore.
Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve.
Formalizmi i marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë mundëson koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore në përputhje me standardet e legjislacionit evropian, duke mundësuar gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrë lindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.
Janë mbi 3,000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Falë marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore, e cila do të nisë të zbatohet pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve, qytetarët nuk do të humbasin kontributet e paguara, pavarësisht se ku kanë punuar. Ajo bazohet në disa parime bazë si trajtimi i barabartë, ruajtja e të drejtave të arritura, bashkimi i periudhave të sigurimit, si dhe ofrimi i përfitimeve, brenda dhe jashtë shtetit të origjinës.
Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Ndërkohë, është nënshkruar edhe një plan Bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë në Fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026.
edi rama
Politike
2 Tetor 2023, 14:49
f.i
Edi Rama
KROACI- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive para...
Politike
2 Tetor 2023, 14:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ësht diskutuar marrëveshja me Bashkimin Europian, në ...
Politike
2 Tetor 2023, 12:37
A.B
Kreshnik Collaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku kërkon të zhvillojë një interepelancë me...
Politike
2 Tetor 2023, 12:21
r.ll
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për degët e m...
Politike
2 Tetor 2023, 12:34
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Pas takimit në KLP, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat, duke dhënë detaje rret...
Politike
2 Tetor 2023, 12:17
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme problematikat që hasin studentët gjat...
Politike
2 Tetor 2023, 12:13
A.B
Edi Rama
KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrt...
Politike
2 Tetor 2023, 11:52
Dosja.al
Edi Rama
Një ofertë e beftë për t'u bërë pjesë e administratës publike do ta kthente për herë të par...
Politike
1 Tetor 2023, 12:17
h.k
Edi Rama
TURQI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë. Rama ka dënuar akt...
Politike
30 Shtator 2023, 20:33
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka përfunduar sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit...