LIVE UPDATES
Aktualitet

“Flasim në zyrë”, drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin

Në denoncim i ri ka mbërritur në redaksinë tonë për hedhje të mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e territorit të jashtëm të Spitalit të Elbasanit.

4 Dhjetor 2023, 22:45 Nga I.A
“Flasim në zyrë”, drejtori i spitalit Elbasan shtyn
Drejtori

ELBASAN- Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime dhe investigime për qendrat shëndetësore Shezë-Peqin dhe Shkozë. Mbetjet spitalore prodhoheshin nga këto qendra dhe grumbulloheshin nëpër ambiente publike duke përbërë rrezik për ambientin dhe komunitetin. Në denoncim i ri ka mbërritur në redaksinë tonë për hedhje të mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e territorit të jashtëm të Spitalit të Elbasanit.

“Stop” ishte atje dhe konstatoi age, shiringa, shishe qelqi, si dhe mbetje spitalore të prodhuara nga institucioni që duhet të sigurojë shëndetin. Mbetjet ishin në kazanë, pranë tyre dhe pas godinave të institucionit.

Disa prej mbetjeve spitalore, gazetari i emisionit i merr dhe ia tregon drejtorit të këtij spitali, Agron Gaxho, i cili bën sikur fton gazetarin në zyrë, por në fakt e shtyn dhe i thotë se nuk e di ku janë marrë këto mbetje.

Gazetari: Nga emisioni “Stop” vijmë. A mund të na thoni si i menaxhoni mbetjet?

Drejtori: Mënyra si erdhe njëherë…

Drejtori: Mund të flasim në zyrë? Mund të na bësh një letër?

Gazetari: Jo, letrat nuk i pranojmë. Nuk funksionojmë me letra i nderuar drejtues i këtij spitali…

Drejtori: Është një histori shumë e gjatë që edhe kështu siç po e trajton ti nuk trajtohet. Ti vjen më kape mua tani që unë qëllova këtu…

Gazetari: Unë këtë detyrë kam, të pres drejtuesin.

Drejtori: Hera e parë që përballem me këtë që ka problem.

Gazetari: Natyrisht sepse ne kemi bindjen që ju nuk keni dalë ndonjëherë nga territori i spitalit dhe nuk e dini se çfarë bëhet.

Drejtori: Hajde, m’i trego në zyrë.

Gazetari: I kemi marrë dhe këtu drejtor. I kemi marrë këtu drejtor. Kjo është mbetje e rrezikshme. Këtu keni dhe të tjera. Kemi 3 ditë që investigojmë dhe i gjithë territori i spitalit që ju drejtoni. Më thoni, si janë këto nëpër koshat e mbetjeve urbane?

Drejtori: Kjo nuk duhet të jetë.

Gazetari: E dimë që nuk duhet të jenë, por pse janë? A e dini që janë mbetje spitalore të rrezikshme dhe që ju duhet të mbani përgjegjësi sepse jeni drejtues?

Drejtori: Patjetër. Hajdeni në zyrë, bëni një letër.

Gazetari: Nuk është punë zyre kjo, të ftojmë nëpër kosha dhe aty ku e gjithë zona është e kontaminuar. A mund të vini ju lutem?

Menjëherë pas njoftimit të Policisë së Shtetit, në terren u paraqitën ekspertët, të cilët dokumentuan të gjitha provat e gjetura në ambientet e territorit të Spitalit të Elbasanit.

Megjithë lajmërimin e bërë zyrtarisht pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Shëndetësisë Elbasan, inspektorët e këtij institucioni nuk u panë gjëkundi.

Ervin Meçe, administrator i “Eco Riciklim”, thotë, se kjo kompani ka kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin ka dhe një grafikë shërbimi dy herë në javë.

Ervin Meçe: Ne kemi një kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin kemi një grafik shërbimi. Se çfarë bëhet në pavione apo në ambiente të tjera të spitalit të Elbasanit, nuk kemi as dijeni dhe as përgjegjësi për këtë pjesë. Sa herë që ka nevojë spitali, në dijeninë time, spitali i Elbasanit duhet të jetë 2 herë në javë. Pra, një herë në tre ditë, shkojmë e marrim e tërheqim mbetjet në spitalin e Elbasanit, mbase edhe me një frekuencë më të shkurtër.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Elbasanit është ngritur një një grupi hetimor për këtë rast pas sinjalizimit nga gazetari i “Stop”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve që kanë hedhur këto mbetje, si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Marrë nga TvKlan

ervin meçe eco riciklim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet