18 Shtator 2023, 23:00
Nga I.A

TIRANË- Dy javë më parë “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Nafije në adresë të Azilit Privat “Rrezet e jetës”. Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko nga djali i madh. Sipas Nafijes, nëna 86 vjeçare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion.
Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.
Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë. Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës ku duken shenjat e abuzimit. Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, tha se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara.
Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake.
Pas transmetimit të “Stop”, inspektori i Drejtorisë së Inspektimit të Standardeve të Shërbimeve Shoqërore Ardian Stafa, pas kontrollit në këtë institucion thotë, se nuk është gjetur asnjë situatë e dokumentuar, ngjarje pozitive apo incidente.
“Mungon kjo lloj gjëje për të gjitha”.
Azilit privat i është lënë detyrë, që të dokumentojë çdo vizitë, përshtypje apo ankesë, dhe nëse nuk plotësohet kjo detyrë, “Rrezet e jetës” mund të përballet me pezullim të licencës.
“Kemi mosdokumentim. Kjo bën që një nga standardet që rregullon gjithë procedurën e trajtimit të ankesave dhe më gjerë të mos jetë përmbushur. Janë lënë masa, të trajtohen me procedurë, të regjistrohen të gjitha incidentet. Kuptohet që kur thua procedurë ke parasysh të dokumentosh si e ke trajtuar. Mospërmbushja nga ana e qendrës më pas do të bëjë shkak për propozim sanksionesh siç i propozon ligji”.
Marrë nga Tv Klan
kadrije ruko lili sadaj
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:55
I.A
TIRANË- Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve të saj, Sabri Shera, se ka bërë kontrata pa mir...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:50
I.A
Sheila
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e cila kujdeset për gjyshen e saj të sëmur&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:40
I.A
Fredi beleri
TIRANË- Në Shqipëri Gykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit t&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:32
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse nga operacioni "Tempulli", ku u arrestuan qindra shpërndarës drog...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 22:17
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu u tregua i ashpër në reagimin e tij për ndërhyrjen e shtetit grek në mbrojtje t&...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:51
I.A
Foto ilustruese
VLORË- Kontrollet nga RENEA dhe FNSH-ja në Vlorë po vazhdojnë dhe ditën e sotme. Mësohet se nga postobll...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:45
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ndau me publikun përvojën e kësaj vere turistike si dhe nënvizoi të mirat dhe pr...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:19
I.A
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar operacionin e policisë "Tempulli", ku pati qindra të arrestuar për shpë...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 21:04
I.A
Policia italiane
ITALI- Një ngjarje terror është regjistruar në Itali. Quotidianodipuglia shkruan se dy persona, babë e ...
Aktualitet
18 Shtator 2023, 20:01
Blerina Gjoka
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për nd...