Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTO- Vrasje në Fier, publikohen PAMJE nga vendngjarja
Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij
7 Dhjetor 2023, 11:22Nga r.ll
foto nga vendngjarja
FIER- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Raportohet se vrasja ka ndodhur në lagjen "16 prilli".
Sipas njjoftimit policor i vdekur ka mbetur 41-vjeçari, Elton Javori. Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.