“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO/ 14 ditë grevë urie për vdekjen e të birit, qindra njerëz mblidhen në Athinë
Babai i Denisit vazhdon për të 14-ën ditë grevën e urisë, ndërsa tubime janë organizuar edhe në Selanik dhe Larisa.
28 Shtator 2025, 22:13Nga I.A
GREQI- Një tubim solidariteti për grevistin e urisë Pano Ruçi, babanë e 22-vjeçarit Denis, i cili u vra në aksidentin hekurudhor në Tempi, po zhvillohet në Sintagma.
Babai i Denisit vazhdon për të 14-ën ditë grevën e urisë, ndërsa tubime janë organizuar edhe në Selanik dhe Larisa.
“Kjo nuk është ajo që dua. Unë do të vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga dita e parë: ata engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi, dhe unë nuk do ta lë kështu. Deri sa gjithçka të bëhet siç duhet,” tha Pano Ruçi.
Dhjetëra njerëz janë grumbulluar në shesh, pas orës së njoftuar më herët në 18:30 për ditën e sotme. Babai i Denisit vazhdon grevën e urisë për të 14-ën ditë. Tubime po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik, Patra, Larisa, Heraklion dhe Rethymno. Në Larisa tubimi ka vijuar edhe pse binte shi.