“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO+EMRI/ U kap në operacionin e kryer nga Forcat Operacionale, ja kush është i riu i arrestuar
Dosja.al ka arritur të sigurojë foton e njërit prej të arrestuarve nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës. Bëhet fjalë për të riun Aldi Zonja, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.
16 Nëntor 2024, 14:41Nga ZH.LL
Aldi Zonja
TIRANË- Dalin në dritë detaje të reja për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera, teksa janë arrestuar disa persona.
Dosja.al ka arritur të sigurojë foton e njërit prej të arrestuarve nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës. Bëhet fjalë për të riun Aldi Zonja, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.
Aldi Zonja
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një deklaratë zyrtare duke dhënë detaje për operacionin antidrogë ku zbulua një laborator kokaine dhe ranë në pranga 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine. SPAK bën me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës.