LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin", besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin! Falin Namazin në sheshet dhe xhamitë e vendit

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

30 Mars 2025, 08:50 Nga r.ll
FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
pamje nga falja e namazit

TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të Namazit.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne tirane

Lushnjë, qindra besimtarë kanë falur Namazin në sheshin qendror të qytetit. Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë Alban Puka. Pas faljes, Myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit si dhe uroi besimtarët për begati paqe e lumturi në familjet e tyre.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne lushnje

Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm Namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri-tjetrit, dhe për më tepër besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne fier

Vlorë, njerëzit e kanë kryer faljen e Namazit në Pallatin e Sportit për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit.  Ceremonia nisi me leximin e Kuranit, duke sjellë qetësi dhe reflektim te të pranishmit. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, falenderoi në fjalimin e tij komunitetin për përkushtimin e tyre në këtë muaj të shenjtë.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne vlore

Mijëra besimtarë msylimanë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit. Ceremoninë e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka. Ai tha gjatë fjalës së tij se kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne elbasan

Shkodër, falja e Namazit u organizua në xhamitë e qytetit. Mesazhin e tij në festën e Fitër Bajramit, myftiu i Shkodrës e kishte për të rinjtë. Imam Muhamed Sytari kërkoi pendim të sinqertë tek Zoti. Ai tha se mëshira e Zotit është më e madhe se gjynahet tona. Myftiu i Shkodrës theksoi se duhet të parandalojmë të keqen në familjet dhe shoqëritë tona, si edhe kërkoi distancim nga haramet. Myftiu kishte një mesazh edhe për Gazën, ku tha se zullumi nuk e ka jetën e gjatë, pasi Zoti sheh gjithçka.

Beesimtarët myslimanë në Lezhë u mblodhën mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhës Sadetin Kotorri.  Myftiu i Lezhës përcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtë i ramazanit dhe Fiter Bajrami.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne lezhe

Ndërkohë, edhe besimtarët në Kukës falën Fiter Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Besimtarët përcollën urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, ndërsa myftiu i Kukësit Emirjon Vathaj përcolli mesazhe paqeje e solidariteti.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për

Në qytetin e Bulqizës qindra besimtarë myslimanë mëngjesin e sotëm kanë kryer gjithashtu ritin e faljes së Fiter Bajramit. Ceremonia u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazimiri. Në fjalën e tij Strazimiri u shpreh se “sot është dita në të cilën festojmë, dhe se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”.

Kremtimi i Fiter Bajramit në Berat nisi në orën 06:10, me faljen e namazit nga mijëra besimtarë të cilët u bashkuan në pedonalen kryesore të qytetit për të kryer ritet e faljes, duke u lutur për më shumë paqe, mbarësi dhe begati për veten, familjet e tyre dhe për gjithë botën. Ritet e faljes u udhëhoqën nga myftiu i qytetit të Beratit, Bilbil Talla, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe sakrificës që besimtarët bënë gjatë muajit të Ramazanit.

Gjithashtu edhe në Korçë qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Ceremonia nisi rreth orës 07:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljas Bej Mirahori dhe drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët.

FOTOLAJM/ "Të rritet respekti dhe dashuria për
falja ne korce

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. 

fiter bajrami


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet