30 Mars 2025, 07:45
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo bën që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas. Ishte viti 1907 kur anglezi William Willett paraqiti idenë e “Kohës verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çonin kot orët e dritës gjatë mëngjeseve verore.
Willett e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi që ora duhej të shtyhej për 80 minuta në katër hapa progresivë gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator. Willett pastaj e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.
Ai vdiq nga një grip në vitin 1915, në moshën 58-vjeçare, një vit para se gjermanët ta adaptonin planin e tij për ta ndryshuar orën më 30 prill 1916, por jo për 80 minuta, por për 60, kur ora u kthye mbrapa në 23:00. Britania më pas ndoqi këtë ndryshim më vonë, më 21 maj. Akti i “kohës verore” ishte miratuar nga Parlamenti i Britanisë më 1916, dhe më 21 maj 1916 ishte dita e parë e llogaritjes së "kohës Verore".
ora verore
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:33
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimi të masave ajrore më të ngrohta më origj...
Aktualitet
30 Mars 2025, 07:18
r.ll
falja ne sheshin skenderbej
TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madh&eu...
Aktualitet
29 Mars 2025, 22:47
r.ll
pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve, në a...
Aktualitet
29 Mars 2025, 22:26
r.ll
arjan konomi
VLORË- Gazetari Arjan Konomi ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video nga situata aktuale në fushën e mbetjev...
Aktualitet
29 Mars 2025, 21:04
r.ll
aktiviste te qendresa qytetare
TIRANË- Një skandal ka përfshirë vendin, ku mijëra tonë mish pule me salmonelë janë ...
Aktualitet
29 Mars 2025, 20:47
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytet...
Aktualitet
29 Mars 2025, 20:43
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Nga prilli, rryma në Kosovë mund të rritet për 15 për qind. Por, kjo rritje nuk do të vëreh...
Aktualitet
29 Mars 2025, 18:08
B.Z
Ambasada
TIRANË - Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme një tjetër paralajmërim për të gjithë qytetarë...