“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
FOTOLAJM/ Mosbindja civile në rrethrrotullimin e Milotit, qytetarët ulen në mes të rrugës, bllokohet qarkullimi i makinave
Rrethrrotullimi i Milotit, është një nga gjashtë pikat e akseve rrugore ku protestohet mbrëmjen e sotme.
29 Tetor 2024, 17:08Nga r.ll
milot
All - Paragraf - 1
MILOT- Ka nisur mosbindja civile në rrethrrotullimin e Milotit, ku disa nga qytetarët janë ulur në mes të rrugës. Siç shihet edhe në foto trafiku ka nisur të rëndohet pasi qarkullimi i automjeteve është paralizuar nga qytetarët.
Rrethrrotullimi i Milotit, është një nga gjashtë pikat e akseve rrugore ku protestohet mbrëmjen e sotme. Në këtë aks janë vendosur deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.