Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Shkatërrohet banda kriminale e trafikut të drogës në Greqi, 'Koka' e grupit 47-vjeçari shqiptar
Siç raportohet nga mediat greke gjatë kontrolleve janë sekuestruar 12 kg 66 gram heroinë, 32.5 gram marijuanë, 360 tableta narkotike, 38 mijë e 295 euro, 4 automjete, 1 taksi, 1 motorr, 1 shkop, 1 taser, 7 peshore dhe 14 celularë.
29 Tetor 2024, 17:00Nga E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Autoritetet greke kanë shkatërruar një grup të shitjes së heroinës në Athinë. Mësohet se ky grup kriminal drejtohet nga një shqiptar me precedentë penalë. Siç raportohet nga mediat greke gjatë kontrolleve janë sekuestruar 12 kg 66 gram heroinë, 32.5 gram marijuanë, 360 tableta narkotike, 38 mijë e 295 euro, 4 automjete, 1 taksi, 1 motorr, 1 shkop, 1 taser, 7 peshore dhe 14 celularë.
Gjithashtu në pranga ka rënë 'Koka' e grupit, shqiptari Ardian Bushi 47 vjec si dhe 8 shtetas grekë, mdërsa janë proceduar penalisht edhe katër grekë. Bushi në vitin 2002 është arrestuar nga stacioni i policisë Omonia për shitje droge, kundërshtim i forcave të policisë dhe shkelje të ligjit për emigrantët. Në vitin 2019 është arrestuar sërish nga stacioni i policisë Filadelfia për shitje heroine dhe kundërshtim të forcave të policisë