LIVE UPDATES
Politike

FOTOLAJM- Të rinjtë e FRPD protestë para SPAK

Grupi i të rinjve i bëri thirrje SPAK-ut të hap dosjet e mëdha ndërsa ftuan shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 11 shkurtit.

9 Shkurt 2023, 11:45 Nga k.m.
FOTOLAJM- Të rinjtë e FRPD protestë para SPAK
Pamje nga SPAK

TIRANË- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dalë në një protestë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ata kanë kërkuar që drejtësia të zbardh disa nga aferat ku është përfshirë qeveria, mes tyre ajo e inceneratorëve. Grupi i të rinjve i bëri thirrje SPAK-ut të hap dosjet e mëdha ndërsa ftuan shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 11 shkurtit.

Të rinjtë e FRPD mesazh përpara SPAK: SPAK të flasë dhe gjykata të mos jetë më peng dhe vegël e Edi Ramës.

Arbër Kola: SPAK-u është një strukturë e cila është kthyer në një çekiç të kryeministrit në ikje për t’i tërhequr vëmendjen në bazë të dosjeve voluminoze që ka depozituar PD në këtë strukturë.

Siç e parashikoni ne kemi paraqitur një pjesë të mirë të dosjeve që janë dosja e inceneratorëve, dosja e Teatrit, e patronazhistëve, e AKSHI-t, inceneratorit të Tiranës, Elbasanit, Fierit, dhe një seri të tjera dosjesh, ku më kryesorja dhe më demokracivrasësja është dosja e agjentit të FBI McGonigal.

I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë KAPS të mos të jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligjin, por të kthehet dhe t’i vërë gishtin kokës për çështjet që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Të dinë të bëjnë punën e tyre. Të dinë t’i dalin për zot ligjit, betimit që kanë bërë, t’i dalin për zot Kushtetutës dhe të mos kthehen në mburojë fasadë të një qeverie mafioze, të inkriminuar, një qeverie të korruptuar. Më këqijat e mundshme që mund të ketë një qeveri.

T’i kthehet qytetarëve dhe të mbajnë përgjegjsi për pozicionin që kanë. Endrison Breçani: Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit që keni arhdur dhe po transmetoni këto mesazhe që po i shpërndajmë ne. Siç e dimë të gjithë ne, siç e dini dhe ju, kjo çështje është bërë edhe virale, edhe ndërkombëtare, pasi ne shquhemi vetëm për vjedhje, për asgjë më shumë.

Çështja e inceneratorëve ka arriur kulmin. Pse SPAK nuk po vepron? Pse SPAK hap vetëm dosjet e peshqve të vegjël? Pse SPAK nuk hap dosjet e mëdha? Pse trekëndëshi Bermudes Edi Rama-Erjon Veliaj-Taulant Balla, mos të harrojmë edhe tjerët dhe nuk po dalin para drejtësisë. Pse SPAK hesht dhe nuk është në krahun e popullit, por në krahun e interesave të tyre. Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohemi çdo ditë e më shumë, pse të rinjtë po largohen.

Ku janë këto lekë? Mos po përdoren sërish për masakrat zgjedhore? Mos vallë këto lekë po përdoren për firmat fantazma të trekëndëshit Bermudes Rama-Veliaj për të mos harruar dhe Ahmetajn? Kështu që të dashur qytetarë, qofshit socialistë apo demokratë, dua t’ju bëj një thirrje të gjithëve për protestën e 11 shkurtit. Të gjithë të dalin në protestë, pasi që revolucioni nqs është do të fillojë edhe nga këtu. Do vijmë edhe në shtëpitë e juaja, në çdo vend ku do të jeni, derisa ky vend të ketë drejtësi.

SPAK të flasë derisa gjykata të mos jetë më peng i Edi Ramës, por opozita të jetë e lirë siç është. Populli të flasë me votë të lirë dhe të jemi të gjithë në protestë dhe në revolucion.

spak


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet