“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTOT/ Nga Robert Ndrenika e Tinka Kurti, kush janë aktorët që marrin pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri
Po ashtu, të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.
21 Dhjetor 2022, 11:52Nga F.M
Kryeministri Edi Rama dhe aktorët
TIRANË- Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri. Po ashtu, të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.
Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Është krijuar kordoni i sigurisë. Të pranishëm janë qytetarë që kundërshtojnë projektin. Qytetarët janë revoltuar me mbërritjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili është shfaqur krah aktorit të humorit dhe investitorit strategjik, Gazmend Paja. Ata e kanë konsideruar hajdut që i përket burgut kryebashkiakun, ndërsa ky i fundit nuk i ka injoruar thirrjet e tyre.