LIVE UPDATES
Aktualitet

Fox News: Administrata e SHBA në pozitë të pasigurtë pas bastisjes së kampit të muxhahedinëve

SHBA qëndron në një pozicion të pasigurtë kur bëhet fjalë për bastisjet agresive të martën, pasi ajo ka mbështetur disidentët iranianë jashtë vendit që të paktën nga viti 2009, kur udhëhoqi përpjekjet për të larguar opozitarët nga Iraku, pasi qeveria iraniane u bë armiqësore ndaj MEK.

20 Qershor 2023, 21:20 Nga m.s
Fox News: Administrata e SHBA në pozitë të pasigurtë pas
dhuna ne Manze

DURRES- Rrjeti i njohur televiziv amerikan, "Fox News" ka bërë një pasqyrim të asaj që ndodhi sot në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku qëndrojnë prej vitit 2014 muxhahedinët, osë të njohur si opozita iraniane. Me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, mijëra forca të policisë ndërhynë për të ushtruar kontrolle në këtë kamp. Muxhahedinët kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke bërë rezistencë dhe çuar kështu në një konfrontim mes të dyja palëve dhe përdorimin e gazit lotësjellës nga ana e uniformave blu. Një person u vra, pasi banorët aty u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare. 

SHKRIMI:

Departamenti i Shtetit është gjetur në një pozitë të pasigurtë, pasi dhjetëra disidentë iranianë që kërkonin strehë të sigurtë në Shqipëri u plagosën, dhe një i dyshuar u vra në një bastisje kampi nga Policia e Shtetit pasi banorët u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Dyshohet se 1000 policë shqiptarë nga njësia e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbritën në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 të vendosura në Manzë në Shqipëri, e cila është shtëpia e të paktën 3.000 opozitarëve iranianë nga Muxhahedeen-e- Khalq (MEK) – një grup i rezistencës iraniane që mbështet krijimin e një qeverie të re në Teheran. Sipas raportimit të "Albanian Daily News", situata fillimisht u përshkrua si "e qetë", pasi zyrtarët e policisë kërkonin persona që ata dyshonin se ishin "të infiltruar të regjimit të Iranit".

Disidentët iranianë përleshen me policinë shqiptare gjatë një bastisje në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 më 20 qershor 2023, në ndjekje të të dyshuarve të lidhur me sulmet kibernetike. (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit)

Por situata me sa duket u kthye e dhunshme, pasi banorët iranianë refuzuan t'i dorëzonin autoriteteve kompjuterë dhe pajisje personale. Oficerët e policisë iu kthyen me gaz lotsjellës dhe spraj kundër banorëve të kampit, dhe filluan të thyejnë dyert e shtëpive të njerëzve përpara se të konfiskonin ose shkatërronin kompjuterët personalë, sipas një deklarate nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë politike iraniane që është me qendër në Francë dhe Shqipëri.

Grupi e quajti bastisjen "kriminale dhe represive", dhe pretendoi se rreth 100 banorë të kampit u plagosën në sulm. Personi i vrarë ishte 65-vjeçari Ali Mostashari, një aktivist gjatë revolucionit iranian dhe një anëtar i lartë i MEK-ut, sipas Ali Safavi, një anëtar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të NCRI me qendër në Paris. 

Rrethanat rreth vdekjes së Mostasharit mbeten të paqarta. 

"Ai i shpëtoi vdekjes disa herë kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe forcat e sigurisë së regjimit klerik u përpoqën ta kapnin në fillim të viteve 1980. Duke e vrarë atë, policia shqiptare ka bërë atë që regjimi iranian nuk mundi ta realizonte", tha Safavi për "Fox News". 

MEK dhe NCRI u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, OKB-së dhe Bashkimit Evropian, në të cilin Shqipëria aplikoi për anëtarësim në 2009 dhe iu dha “statusi i kandidatit” në 2014 – të dënojnë bastisjen dhe ta mbajnë Shqipërinë përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut, siç përcaktohet në traktatet ndërkombëtare si Konventa për Refugjatët, Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane.

SHBA qëndron në një pozicion të pasigurtë kur bëhet fjalë për bastisjet agresive të martën, pasi ajo ka mbështetur disidentët iranianë jashtë vendit që të paktën nga viti 2009, kur udhëhoqi përpjekjet për të larguar opozitarët nga Iraku, pasi qeveria iraniane u bë armiqësore ndaj MEK.

Tensionet mes Shqipërisë dhe Iranit për sulmin kibernetik, kanë ushtruar presion edhe mbi komunitetin disident që banon brenda kufijve shqiptarë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi hodhi poshtë çdo akuzë për keqbërje dhe pretendoi se veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që shkelin haptazi marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupi MEK që nga viti 2014, kur ata u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare”, tha ai në një deklaratë. Fatkeqësisht, ky grup nuk iu përmbajt këtyre angazhimeve dhe e shkeli marrëveshjen. 

Një zyrtar shqiptar mohoi të kishte viktima apo të plagosur si rezultat i bastisjes. "Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Ministri mohoi gjithashtu të ketë viktima apo të plagosur si pasojë e bastisjes, dhe tha se sipas zyrtarëve të Policisë së Shtetit, “brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj punës së Policisë së Shtetit, e cila bie ndesh me kuadrin procedural të ligjit”.

fox news tensione ne mek

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet