LIVE UPDATES
Aktualitet

1 i vdekur në kampin e MEK, Prokuroria e Durrësit për BIRN: Çdo veprim i policisë, nën monitorimin e kamerave

Banorët e kampit Ashraf 3, anëtarë të Organizatës së Popullit Muhaxhidin të Iranit, MEK, të strehuar në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016 për t’u shpëtuar nga persekutimi dhe dhuna në Irak, lëshuan një deklaratë për media në anglisht, në të cilën pretenduan se ishin sulmuar nga policia shqiptare.

20 Qershor 2023, 19:17 Nga A.B
1 i vdekur në kampin e MEK, Prokuroria e Durrësit për BIRN:
Muxhahedinet

TIRANË- Disa dhjetëra forca policie u përballën me rezistencë nga banorët e kampit Ashraf 3 mesditën e së martës në Manëz, kur tentuan të zbatonin një urdhër kontrolli të lëshuar sipas Policisë së Shtetit me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Banorët e kampit Ashraf 3, anëtarë të Organizatës së Popullit Muhaxhidin të Iranit, MEK, të strehuar në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016 për t’u shpëtuar nga persekutimi dhe dhuna në Irak, lëshuan një deklaratë për media në anglisht, në të cilën pretenduan se ishin sulmuar nga policia shqiptare.

Deklarata ekzagjeron se kampi i tyre ishte sulmuar nga 1 mijë forca policie, ndërsa pretendon se një banor humbi jetën dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur.

“Si rezultat i sulmit kriminal, një prej anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), Z. Ali Mostashari, u vra dhe më shumë se 100 persona u plagosën, pasi policia qëlloi me spraj piperi. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike dhe disa u transferuan në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë,” thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit mohoi të kishte ushtruar dhunë, përpos përdorimit të gazit lotsjellës dhe sprajit me piper për të shpërndarë protestuesit dhe vijuar kontrollet.

“Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes.

Megjithatë, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për shkaqet e vdekjes së banorit të kampit. Në një bisedë me BIRN, drejtuesja e prokurorisë, Anita Jella tha se trupi po i nënshtrohej autopsisë.

Jella shtoi gjithashtu se Prokuroria nuk kishte asnjë të dhënë për të lënduar të tjerë dhe se çdo veprim i policisë ishte kryer nën monitorimin e kamerave.

SPAK ndërkohë nuk ka bërë me dije arsyet për kontrollin dhe as se çfarë rezultoi pas kryerjes së tij.Ministria e Brendshme nga ana e saj e shpjegoi ndërhyrjen me shkeljen sipas saj të marrëveshjes mes MEK dhe Shqipërisë.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014, kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht, ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.

Avokati i MEK, Genc Gjokutaj tha se nuk ishte lejuar nga Policia që të ishte prezent gjatë operacionit. Gjokutaj tha se policia kishte përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, ndërsa pretendoi se anëtarët e MEK nuk kishin bërë rezistencë ndaj kontrollit.

“Rezultati është një i vdekur, i cili mendojmë që ka vdekur nga gazi lotsjellës dhe goditjet nga sende të forta,” tha Gjokutaj, që lajmëroi se do të ndërmerreshin hapa ligjorë.

Përfaqësues të MEK në vende të ndryshme të Bashkimit Europian protestuan ndërkohë para ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë në Vjenë, Essen, Hagë dhe qytete të tjera. MEK e cilësoi sulmin të ngjashëm me ato që organizata vuante gjatë kohës që ndodhej në Irak.

Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet ’70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Vendosja e tyre në Shqipëri solli përkeqësim të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit, e cila u tensionua më tej pas arrestimit të një grupi të dyshuar se kishin në plan të sulmonin kampin e MEK.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u ndërprenë përfundimisht verën e shkuar, pasi hakera që dyshohet se janë të lidhura me shërbimet sekrete Iraniane, sulmuan sistemet elektronike të qeverisë shqiptare dhe portalin e-Albania, duke rrjedhur publikisht qindra giga të dhëna personale të shqiptarëve. Hakerat në kanalet e tyre e kanë bërë të qartë se sulmi i tyre lidhej me MEK, ndërsa pretendojnë se ata e kanë sulmuar më herët Iranin/Marre nga BIRN

birn

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër