1 Shkurt 2023, 22:04
Nga k.m.
Pamje nga fshati
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë.
Banorët ankohen se nuk kanë rrugë në fshatin e tyre dhe kjo zgjat prej më shumë se dhjetë vitesh. Fshati i thellë në të cilin të duhen pesë orë nga Korça për të mbërritur në të, ka rreth 35 – 40 banorë, nga të cilët 8 invalidë dhe 15 djem beqarë.
”Invalidët kur sëmuren i mbajmë në krah deri sa i nxjerrim në një farë vendi ku mund të kalojë makina”- tregojnë banorët. Ndërsa për djemtë beqar halli është edhe më i madh, vajzat nuk pranojnë të shkojnë nuse në këtë fshat. Shkak rruga.
Por edhe në kryeqytet nuk mungojnë të tilla probleme. Edhe banorët e rrugës “Demneri” në Kashar ankohen për rrugën. Prej 20 vitesh banorët pohojnë se në rrugën e tyre nuk është bërë asnjë investim. Bëhet fjalë për një rrugë që i lidhen ata me rrugën dytësore të autostradës. Te kjo rrugicë janë dhe disa shkolla private dhe shpeshtësia e kalimit të furgonëve të këtyre shkollave e kanë përkeqësuar këtë rrugë dhe ata nuk e mirëmbajnë. Janë banorët e rreth 20 familje që kalojnë në këtë rrugë.
Kanë dërguar disa letra në Njësitë Administrative dhe Bashki ,por që nuk është marrë asnjë përgjigje.
“Vetëm Fiksi ka qenë i gatshëm që të vinte. Keq është më të sëmurët se nga gropat u hapen plagët nëse kanë. Rrugën e ka shtruar dikur Kolegji Amerikan, por këta të tjerët, nuk bëjnë gjë. Kjo rrugë është rreth 200 m e gjatë. Shkollat që janë këtu nuk bashkëpunojnë që ta rregullojnë. Problem kemi dhe për fëmijët se i marrim me çizme dhe kur dalin në rrugë u veshim këpucët,”- shprehen banorët. Ata thonë se nga Njësia Administrative Kashar dhe nga bashkia nuk ka ardhur askush.
Fiksi pyeti ne Njësinë Administrative Kashar në lidhje me problemin e ngritur nga banorët. Valter Baze administrator i Njësia Adminstrative Kashar , ku theksoi se problematika e rrugës është e mbartur ndër.
“Ne si Njësi Administrative në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse kemi bërë sakrifikimin e kësaj rruge, sepse për ndërhyrje është e pa mundur pasi kërkon një investim goxha të madh. Ne e kemi paraqitur në Bashkinë e Tiranës për ta futur në pjesën e investimeve, që dhe kjo rrugë të marrë zgjidhje përfundimtare,”- shprehet Baze.
Ai pohon se me zgjerimin e lumit të Lanës do fillojë edhe rregullimi i rrugës, por që nuk ka një datë fikse apo të përafërt për ta konfirmuar. Gjithashtu ai sqaron se po deri në rregullimin e saj përfundimtar njësia nuk mund ta mirëmbaj me çakull, pasi do të rritej niveli i rrugës dhe uji do të përfundonte në shtëpitë e banorëve. Pra e vetmja zgjidhje për banorët është që investimet që do të kryhen për Lanën të fillojnë sa më shpejt./TopChannel
dënas fshati dënas korce
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 22:00
k.m.
Foto ilustruese
Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Janinë...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:45
k.m.
Foto ilustruese
Të dy shteteve palë ju është kërkuar që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Bot&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:43
k.m.
Foto ilustruese
Një pasuri kombëtare që shumëkush do ta kishte zili. Liqeni i Ohrit është i pozicionuar mes Shqipëris&eu...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:38
k.m.
CEFTA
TIRANË- Palët e CEFTA-s fillojnë të zbatojnë rregullat kalimtare për origjinën preferenciale të mallrave...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:23
A.B
Ramez
SHKODËR- Shpëtohen pas disa orësh, 5 të rinjtë që u bllokuan nga dëbora në Fushë të Zezë t&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:09
k.m.
Aleks dhe Dorian Vishaj
BRITANI E MADHE- Në Shqipëri njihet si një personazhet më të njohur në rrjetin social në TikTok...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:51
A.B
Eraldo Xhani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar celularin e "krahut të djathtë" t...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:42
A.B
Nis nga puna gjykata e Apelit me seli në Tiranë në të cilën do të gjykohen çështjet nga i gjithë vendi.
Pasi i...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:40
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj nuk ka kryer kurrë op...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:28
k.m.
SPAK
TIRANË- Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë...