28 Prill 2025, 10:56
Nga N.F
Duhani i sekuestruar
DURRËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka tentuar të fshehë paketa me cigare për t’iu shmangur detyrimeve doganore.
Policia bën me dije se i arrestuari kishte fshehur në furgon 177 steka me cigare. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Port Durrës/ Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë. Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSH-së, 28-vjeçari.
Sekuestrohen stekat dhe furgoni. Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
arrestohet 28-vjeçari në portin e durrësit
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:47
I.A
Renato Hoxhaj
VLORË- Bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e djeshëm në Vlo...
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:44
N.F
Foto
ITALI- Për pak muaj mbushen 2 vite nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri ndërsa autoritetet italiane kanë zbuluar ...
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LEZHA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati. Sipas ...
Aktualitet
28 Prill 2025, 09:39
N.F
Viktima
VLORË- Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Kanë kaluar 24 orë nga...
Aktualitet
28 Prill 2025, 08:29
M.B
I dyshuari
TIRANA- 23-vjeçari francez Adem Said, është arrestuar pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në Shqipëri duk...
Aktualitet
28 Prill 2025, 08:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të...
Aktualitet
28 Prill 2025, 07:28
M.B
Tirana
TIRANA- Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja &eu...
Aktualitet
28 Prill 2025, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej ng...
Aktualitet
28 Prill 2025, 07:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dita e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave t&...
Aktualitet
27 Prill 2025, 22:57
N.F
Ilaria Sula dhe Mark Samson
ITALI- Vrasja e Ilaria Sulës është një nga vrasjet që ka tronditur së fundmi Italinë por edh...