LIVE UPDATES
Aktualitet

Garancia Sovrane do të disbursojë 44 mln euro kredi, 70% e tyre mbulohen nga shteti

Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.

24 Qershor 2025, 07:31 Nga M.B
Garancia Sovrane do të disbursojë 44 mln euro kredi, 70% e tyre
Foto ilustruese

TIRANA- Me skemën e re të Garancisë Sovrane nëpërmjet bankave të nivelit të dytë parashikohen të disbursohen 4,3 miliardë lekë apo rreth 44 mln euro kredi me interes të subvencionuar 2%, me qëllim nxitjen e investimeve për 5 sektorë, si: agropërpunimi, agroturizmi, peshkimi, akuakulturën, serra dhe teknologjia bujqësore.

Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur detajet e skemës. Sipas tij në total do të alokohen 4,3 mld lekë fonde kredie, ku 3 mld lekë do të mbulohen nga shteti. Prej këtyre fondeve, 1 mld lekë fonde u shtuan rishtaz, pas ndryshimeve të miratuara në buxhetin e shtetit, ndërsa 2 mld lekë fonde ishin të pashfrytëzuara nga garancia e mëparshme sovrane.

“Alokimi do të bëhet nga bankat e nivelit të dytë tregtare, duke mbuluar 70% të principalit të kredive, skemë e cila do të mundësojë kreditimin e fermerëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në sektorin e bujqësisë deri në vlerën 4,3 miliardë lekë”.

Skema ofron kredi me interes të ulët, të cilat jepen nga bankat tregtare, ndërsa 70% e principalit të huasë garantohet nga shteti përmes Garancisë Sovrane. Në kombinim me instrumente të Bankës së Shqipërisë, interesi do të kufizohet në vetëm 2%, duke e bërë këtë skemë të favorshme për kreditimin e bujqësinë.

“Kjo skemë garancie synon të adresojë problematikën e mungesës së kolateralit, e cila kufizon ndjeshëm aksesin në financimin e sektorit të bujqësisë, si dhe do të mbështesë financimin me kosto të ulët”, u shpreh ministri Malaj.

Skema përfshin mbështetje për aplikues në këta sektorë: Sera dhe kultivimi në mjedise të mbrojtura; Agropërpunimi dhe rritja e kapaciteteve prodhuese; Peshkimi dhe përpunimi i prodhimeve detare; Akuakultura; Agroturizmi dhe Inovacioni dhe modernizimi teknologjik në bujqësi.

Mjetet financiare që merren përmes kësaj skeme duhet të përdoren për investime, si: Blerje makinerish dhe pajisjesh moderne bujqësore. Ndërtim ose zgjerim të serave dhe infrastrukturës përpunuese. Projekte në agroturizëm që rrisin kapacitetin pritës dhe promovojnë prodhimet vendase. Investime në teknologji digjitale dhe inovative për rritje efikasiteti në prodhim./ Monitor

garancia sovrane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj