9 Maj 2025, 10:11
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur në kryeqytet. Tirana për dy ditë rresht do të mirëpresë këtë aktivitet sportiv që vendos Shqipërinë në qendër të vëmëndjes ndërkombëtare. Policia e Tiranës ka bërë me dije se për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë kësaj gare, ka ndërmarrë masa të veçanta.
Mësohet se është zhvilluar një instruktazh i posaçëm me efektivët dhe do të jenë të angazhuar në terren përgjatë gjithë itinerarit të parashikuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Punonjësit e Policisë, instruktazh të veçantë, për përmbushjen e detyrave funksionale, të caktuara për mbarëvajtjen e garës “Giro d’Italia”.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës dhe shërbimet e komisariateve në varësi të DVP Tiranë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë 2 ditëve gjatë të cilave ky aktivitet do të zhvillohet në Tiranë.
Mengjesin e sotëm është zhvilluar instruktazhi i punonjësve të Policisë, gjatë të cilit janë dhënë porosi të qarta për respektimin rigoroz të detyrave funksionale, për garantimin e sigurisë përgjatë itinerarit të garës, për ofrimin e asistencës, si dhe për orientimin e qytetarëve.
‼️KUJTESË: Ditën e sotme, në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore:
Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);
Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
Rruga e Elbasanit,
Bulevardi “Bajram Curri”;
Rruga “Ali Shefqeti”;
Rruga “Alajdin Frashëri”;
Rruga e Rexhekrit;
Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
Rruga “Sotir Çaci”;
Rruga “Xhanfize Keko”;
Rruga “Arkitekt Kasemi”;
Bulevardi “Zhan D’Ark”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;
Rruga pas Pallatit të Kulturës;
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.
Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit.
giro d\'italia
Aktualitet
9 Maj 2025, 09:48
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar së fundmi një mesazh të rëndësishëm për qytetar&eu...
Aktualitet
9 Maj 2025, 09:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash lidhur me garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë proc...
Aktualitet
9 Maj 2025, 09:25
r.ll
foto ilustruese
ITALI - Një konflikti mes shqiptarësh në Itali ka përfunduar me pasoja të rënda, ku si pasojë ka humbur ...
Aktualitet
9 Maj 2025, 09:08
N.F
Spahiu
TIRANË- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar Papën Leone XIV, i ci...
Aktualitet
9 Maj 2025, 09:09
r.ll
pamje nga operacioni
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor "Silent". Dy të a...
Aktualitet
9 Maj 2025, 07:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me planin dhe masat që do të merrën në kuad&e...
Aktualitet
9 Maj 2025, 07:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqip...
Aktualitet
9 Maj 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë...
Aktualitet
9 Maj 2025, 07:27
N.F
Foto
TIRANË- Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin sh...
Aktualitet
8 Maj 2025, 21:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Fiks Fare denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për...