LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritjen e pagës bazë

KLSH-ja e bëri përllogaritjen e re duke u bazuar në një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë.

23 Nëntor 2022, 10:49 Nga f.g
Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritjen e
Foto ilustruese

Gjykata Kushtetuese shpalli të martën vendimin në favor të kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, duke vlerësuar si antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca për përllogaritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar për magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, qeveria detyrohet të paguajë një shtesë prej 14 mijë lekësh mbi pagën bazë të çdo magjistrati që nga viti 2019 e në vazhdim dhe të pranojë një përllogaritje të re të pensionit për magjistratët në bazë të kontributeve, duke hequr si referencë  pagën e Presidentit të Republikës. Vendimi që u mundëson rritjen e pagës magjistratëve u mor njëzëri nga Gjykata Kushtetuese.Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, trupa vendosi “shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”  dhe “Shfuqizimin e nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr.8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën”.

Beteja e gjyqtarëve për të përfituar shtesë page nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, një gabim në interpretimin e ligjit u ka mohuar gjyqtarëve 14 mijë lekë në muaj dhe se paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë.

KLSH-ja e bëri përllogaritjen e re duke u bazuar në një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë.

Ministria e Financave në atë kohë refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, kosto që sipas zyrtarëve të ministrisë shkon në 20 milionë dollarë vetëm për periudhën janar 2019 –maj 2021.

Ndërkohë nuk dihet se sa është kostoja financiare e përllogaritjes së pensionit të ri për gjyqtarët pas shfuqizimit të nenit në ligjin e vitit 1996.

Kuvendi ndërhyri në ligjin e vitit 2016, duke e ndryshuar nenin përkatës  ku ishte bazuar rekomandimi i KLSH-së, por rreth 150 gjyqtarë iu drejtuan Gjykatën Administrative duke fituar gjyqet kundër KLGJ-së dhe në nëntor e çuan çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca për shqyrtimin e çështjes u mbajt me 15 nëntor dhe Kuvendi parashtroi argumentet kundër kërkesës së gjyqtarëve, duke e cilësuar një keqkuptim interpretimin e nenit ligjor nga ana e KLSH-së.

Kuvendi pretendoi se kërkesa e gjyqtarëve ishte e pabazuar dhe se vullneti i ligjvënësit kishte qenë i qartë dhe i saktë në përllogaritjen e pagës së magjistratëve që në momentin kur janë hartuar ligjet e “Reformës në drejtësi”./BIRN

gjykata kushtetuese pagat e klgj

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit