LIVE UPDATES
Aktualitet

Goditen disa grupe kriminale që shisnin drogë në lokalet e natës, arrestohen 25 persona në Tiranë, në kërkim 8 të tjerë (VIDEO)

24 të arrestuarve u është caktuar masa "arrest në burg" ndërsa një personi i është caktuar masa "arrest në shtëpi".

20 Qershor 2025, 11:15 Nga N.F
Goditen disa grupe kriminale që shisnin drogë në lokalet e
Pamje nga operacioni

TIRANË- 25 persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pas operacionit "Blloku 33". Mësohet se pas hetimeve disa mujore policia ka goditur disa grupe kriminale të cilat shisnin drogë në lokalet e natës në Tiranë. Policia njoftin se janë lëshuar 33 masa sigurie nga të cilat 25 u ekzekutuan me sukses.

 

24 të arrestuarve u është caktuar masa "arrest në burg" ndërsa një personi i është caktuar masa "arrest në shtëpi". Policia po vijon punën për kapjen e 8 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë nga mosha 19 deri në 53 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.


Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;
-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

operacioni antidroge blloku 33

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë