1 Nëntor 2024, 12:05
Nga ZH.LL
Momenti vjedhjes së makinës
TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga të policisë pasi vodhën një automjet në një garazh në rrugën "Tre Dëshmorë", në Yzberisht. Sipas policisë, 3 të arrestuarit janë: A. T., 27 vjeç, A. T., 29 vjeç dhe K. B., 33 vjeç për veprën penale "vjedhja".
Gjithashtu një person tjetër me inicialet A. T., 37-vjeç u procedua në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për kapjën e një personi me inicialet D. T.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "GLK", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë. Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën "Tre Dëshmorët", në Yzberisht, arrestohen 3 shtetas. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "GLK".
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A. T., 27 vjeç, A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. B., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 09.10.2024, shtetasi A. T., 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip "Benz", në një garazh në rrugën "Tre Dëshmorët", në Yzberisht. Shtetasi A. T., 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. B., ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
tirane yzberisht vidhet automjeti 3 te arrestuar
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:46
ZH.LL
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjes...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:29
Elton Qyno
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon t&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:24
ZH.LL
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që këtë premte të mbajë mbledhje...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:11
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për mashtrim dhe vjedhje. Mësohet se 50-vje...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:09
M.B
Ruben Saraiva
LEZHA- Paraditen e sotme u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva të akuzuar si vras&...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:12
I.A
Universiteti i Elbasanit
ELBASAN- Disa pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët në “Tunelin e Krrabës”. ...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:42
I.A
Universiteti Aleksandër Xhuvani
ELBASAN- 7 pedagogë janë arrestuar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:41
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 33-vjecar është arrestua në Durrës pasi dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është k...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:30
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Shumë lavazhe funksionojnë si njësi “pastrimi parash”, kryesisht të mafies shqiptare sot në Ath...