22 Korrik 2022, 11:38
Nga A.B

TIRANË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi grabiti dy biznese në Durrës me pistoletë lodër. I riu nga Tirana, me iniciale Sh. Z., raportohet se grabiti një dyqan dhe një supermarket në qytetin bregdetar. 28-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë lodër dhe një thikë, të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe një sasi parash.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Last move”. Përdorte pistoletë lodër dhe armë të ftohta, për të vjedhur me dhunë në subjekte të ndryshme, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen një pistoletë lodër dhe një armë e ftohtë (thikë). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last move”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi në kërkim: Sh. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, në dy subjekte të ndryshme, konkretisht: Më datë 17.07.2022, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë; Më datë 18.07.2022, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë lodër dhe një thikë, të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe një sasi parash.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestim
Aktualitet
22 Korrik 2022, 11:18
e.k
Foto ilustruese
FIER- Një grabitje ka ndodhur në fshatin Rrapëz të Lushnjes ku dyshohet se disa persona kanë thyer derën e nj...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 11:05
e.k
Klodian Tomori
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reagur në lidhje me disa kompani që kanë për detyrë të mbledhin kredi...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 11:08
A.B
Gjykata Elbasan
ELBASAN- Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshkja, për të cilën GJKKO vendosi masën e arrestit të shtëpisë,...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 10:56
A.B
Policia Fier
FIER- Një grua ka denoncuar në polici se bashkëshorti i saj nuk e lejonte që të takonte fëmijët. Forcat blu...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 10:49
A.B
Kampi
TIRANË- Muxhahedinët kanë reaguar në lidhje me paralajmërimin e ambasadës amerikane për një sulm të mund...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 10:10
e.k
SPAK
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK ditën e sotme ku arrest...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 09:45
A.B
Policia
ELBASAN- Xhulio Musaj, është i burgosuri, familjarët e të cilit tentuan të negocionin me gjyqtaren për zbutjen e d&eu...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 09:40
A.B
Policia
DIBËR- Prokuroria ka dhënë urdhër për arrestimin e Drejtorit të Postës së Dibrës, Ilir Vraniçit...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 09:30
A.B
Gjykata Elbasan
ELBASAN- Gjyqtarja Zamira Vyshkja, e arrestuar për korrupsion, ka marrë ryshfet 400 mijë lekë në tetor të vit...
Aktualitet
22 Korrik 2022, 09:22
e.k
Punëtorët duke riparuar defektin
LEZHË- Prej orës 2 të mëngjesit zona turistike e Shëngjinit është pa ene...