LIVE UPDATES
Aktualitet

Grupi i narkotrafikut në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë, si bashkëpunonin me policët dhe investonin në pasuri të paluajtshme

Koka të këtij grupi sipas SPAK kanë rezultuar të jenë Kristo Qirici, i cili mban edhe emrat Jetmir Hoxha apo Jetmir Qirici. Si dhe Eldjon Alushaj, me emrin e dytë Kosta Alushaj.

18 Mars 2025, 20:13 Nga r.ll
Grupi i narkotrafikut në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë,
foto ilustruese

TIRANË- Në një kohë të shkurtër ata kishin mundur të vinin pasuri përrallore, të pajustifikuara. Por edhe të bënin gjithashtu një jetë luksi të pashpenguar, derisa një ditë gjithçka duket se u shpërbë dhe përfundoi pas hekurave, aty ku edhe ndodhen sot.

Ndoshta për hir të disa rrethanave kohore, jeta e tyre mund të kishte ndjekur një tjetër rrjedhë më normale, por kjo sikur të mos ishte aplikacioni Sky Ecc, që edhe këtë herë i fundosi siç do grup kriminal që aktivitetin ia kishte besuar pikërisht kësaj platforme.

Ky duket se është edhe fundi pa lavdi i grupit të narkotrafikut që operoi në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë, përgjatë viteve 2018-2021.

Të cilët jo vetëm arritën të mbillnin në këtë zonë të Shqipërisë, hektarë të pafundëm me kanabis, por dhe të dërgonin tonelata me lëndë narkotike në drejtim të Greqisë

Ku një dorë në këtë aktivitet të paligjshëm, del se ua dhanë dhe efektivë të policisë së shtetit, të cilët rezulton se ishin në shërbim të plotë të kokave të këtij grupi. Grup që më pas përplasjet e brendshme do e çonin jo vetëm në demontimin e tij, por edhe në një luftë të egër brenda llojit që do të kulmonin me disa ekzekutime të bujshme.

Por kush janë kokat e grupit të narkotrafikut të jugut të Shqipërisë dhe oficerët e policisë që ishin kthyer në komisariatin e tyre jo vetëm në qytet, por edhe në akset kryesore që lidhin zonën.

Si e shfrytëzuan ata periudhën e pandemisë për të transportuar tonelata me kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë? Por edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian, deri edhe në Spanjë.

Dhe cilat janë episodet e këtij traifiku, të zbërthyera nëpërmjet bisedave që ata zhvilluan në Sky Ecc, që çuan autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri, të ndihmuara edhe nga partnerët e tyre të Europol, në identifikimin dhe më pas arrestimin e tyre.

Ku deri më tani për llogari të këtij grupi kriminal janë sekuestruar 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të vendosura në bazë të përfitimeve të paligjshme të ardhura nga ky trafik i drogës. Pasuri të cilat ishin në emrin e Kristo Qiricit, Eldjon Alushaj, apo në mënyrë të tërthortë të fshehura në emra të tjerë të familjarëve apo bashkëpunëtorëve të tyre të afërt.

Ku të përfshirë në këtë aktivitet dolën të ishin edhe katër oficerë policie, Ervis Alisinanaj me detyrë shef i krimeve në policinë e Lushnjës, Erdit Hazizaj i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, Shkëlzen Ruska shef i seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, dhe Elvis Dervishi shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.

Por le ti ndjekim me radhë të gjitha episodet për të cilat SPAK ka krijuar bindjen nëpërmjet kryqëzimit të bisedave në Sky Ecc dhe ballafaqimit me provat e gjetura në terren, që kanë çuar në pranga sot krerët dhe pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Që siç thamë gjeti pandeminë Covid-19 si kohën më të përshtatshme për të vepruar lirshëm dhe të pashqetësuar, për të kaluar drogën matanë kufirit.

Procedim që u regjistrua në shtator të vitit 2022, për veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, i kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të struktuar kriminal.

Ku krahas grupit shqiptar të narkotrafikut del se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal ishin dhe shtetas të huaj.

Ndërsa trafiku i drogës, është kryer jo vetëm nga Shqipëria drejt Greqisë por edhe në drejtim të Gjermanisë, Hollandës dhe Spanjës.

Por që paratë investoheshin kryesisht në Shqipëri.

Ku koka të këtij grupi sipas SPAK kanë rezultuar të jenë Kristo Qirici, i cili mban edhe emrat Jetmir Hoxha apo Jetmir Qirici.

Si dhe Eldjon Alushaj, me emrin e dytë Kosta Alushaj.

Dosja Hetimore

Shtetas shqiptarë dhe të huaj janë organizuar në një grup të strukturuar kriminal dhe gjatë vitit 2019 dhe në vazhdim kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, me qëllim shpërndarjen në vendet e BE-së.

Nga ku del se lënda narkotike e llojit ‘cannabis sativa’ kultivohej prej këtij grupi kriminal në territorin e Shqipërisë. Dhe bashkëpunonin ose komunikonin edhe me persona të punësuar pranë agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Grup i cili njëkohësisht ka qenë aktiv në Shqipëri, Spanjë, Greqi, etj.

Para të cilat më pas i investonin në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme apo në aktivitete ekonomike të ndryshme.  Po për të kuptuar se si funksiononte ky grup dhe komisarët e tyre të policisë është me interes të ndjekim disa nga këto episode të trafikut të lëndëve narkotike dhe bisedat që ata zhvilluan midis tyre në platformën Sky Ecc përgjatë vitit 2020 dhe 2021.

Ku një nga këto episode është edhe ai i sekuestrimit të një sasie prej rreth 1.2 ton lëndë narkotike më datë 7 Mars 2020 në Greqi.Drogë e cila rezulton se kishte kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës në Sarandë në po njëjtën ditë.

E kamufluar brenda një ruloti ku drejtuesi dhe pasagjerja ishin shtirur si turistë ditorë italianë që po kalonin tranzit nga Shqipëria për në Greqi.

Ku nga transkriptet e bisedave të zbërthyera në Sky Ecc të sjella nga Ministria e Drejtësisë greke në drejtim të asaj shqiptare, del se personat e interesuar direkt për këtë ngarkesë ishin Kristo Qirici, alias Jetmir Qirici apo Hoxha.

Që rezulton të jetë vëllai i Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda i cili u ekzekutua në Tiranë më datë 16 Dhjetor 2022. Papa i cili në fundin e vitit 2019 ishte regjistruar, si person fizik me veprimtari ‘Hotel, bar kafe, import-eksport të artikujve industriale, stacion plazhi’, me vend të ushtrimit të aktivitetit, qytetin e Sarandës.

Por që kishte në pronësi edhe Hotel ‘Blue Sky’ në këtë qytet.

Që siç tashmë dihet u eleminua pas një tjetër ekzekutimi makabër të ndodhur 6 muaj më herët në Tiranë.

Ku si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte, u vra Aleksandër Sadikaj, i njohur si ‘Sanço’.

Ekzekutime që më pas çuan edhe në një hakmarrje midis palëve që deri në këtë moment thuhet se kishin punuar së bashku në trafikun e lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Greqisë./Pjesa e parë e "Në Shënjestër", Balkanweb

grupi narkotrafikut ne shenjester

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë