LIVE UPDATES
Aktualitet

“Haja një vezë se nuk e blija dot”, hajduti grabit pulat në shtëpinë e 85-vjeçares

Denoncimi vjen nga Pëllumb Malaj djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi.

6 Dhjetor 2023, 22:07 Nga h.k
“Haja një vezë se nuk e blija dot”, hajduti grabit pulat
Investigim në Patos

PATOS-Në një lagje në Patos në 19 Nëntor 2023 në mes të natës, dy hajdutë hyjnë dhe vjedhin 10 pula deti në familjen Malaj. Denoncimi vjen nga Pëllumb Malaj djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ai thotë se në shtëpi jeton e vetme e ëma 85-vjeçare dhe më shumë ka frikë për sigurinë e saj.

Denoncuesi: Banoj në Greqi që prej 27 vitesh. Kam nënën vetëm që më jeton në Patos. Para 10 ditësh më janë futur në shtëpi dhe më kanë dhunuar banesën, më kanë vjedhur. Kam ardhur nga Greqia për këtë punë. Kam bërë kallëzim në Rajonin e Policisë Patos për të identifikuar personat, nuk më është dhënë zgjidhje.

Denoncuesja: Ne nuk na ka vjedhur kurrë njeri. Plaku ka 3 muaj që ka vdekur. Iku plaku, bëhet kjo punë. Unë haja një kokërr vezë se nuk e blija dot. Ja për këtë i mbaja. Pse të vinte djali nga andej? Punët e tij i prishi. Mua më ka lënë frikë. Kam frikë natën.

“Stop” kasiguruar kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vjedhja duke ndërtuar ngjarjen. Sipas Pëllumbit që nuk gjeti zgjidhje në policinë e Patosit hajduti është Bajram Sulejmani, një komshi në zonë.

Denoncuesi: Jam detyruar vetë. Kam hapur kamerat e shtëpisë sime. Kam hapur kamerat e komshinjve dhe kam identifikuar një person nga ata. Kam identifikuar targat e makinës. Është një që rri më poshtë nesh, Bajram Sulejmanaj e ka emrin. Kam shkuar në polici dhe kam kallëzuar dhe më kanë thënë që “për 5 pula bën ti tani kallëzim në polici” dhe i jam drejtuar emisionit “Stop” për këtë çështje se ndryshe nuk gjeja dot zgjidhje. Ju lutem jepni zgjidhje këtij muhabet sepse sot u futën në shtëpi e më vodhën pulat dhe nesër do të më futen në shtëpi dhe do më therin plakën.

Bajram Sulejmani çalon dhe në kamera dallohet një person i çalë. Për këtë denoncim “Stop” ka pyetur të dyshuarin e ngjarjes, Bajram Sulejmanin.

Gazetari: Si je Bajram? Në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur këtu, akuzoheni ju. Ju çaloni apo jo?

Bajram Sulejmani: Nuk çaloj, fare pak. Unë e sqarova dhe me policinë që unë qarkulloj kur bëj taksi.

Gazetari: Nuk e di a e dallon, këtu je ti ku çalon. Ja makina jote.

Bajram Sulejmani: Unë i sqarova dhe organet kompetente për këtë. Erdhi policia në shtëpi dhe ju kam thënë që “unë punoj natën e ditë pa orar”.

Bajram Sulejmani mohon çdo gjë dhe thotë se punon taksi në të zezë, por nuk ka një alibi se ku ka qenë natën e vjedhjes në orën 2 të mëngjesit.

Denoncuesi: O Bajram unë e kam shtëpinë plot me kamera. Makina jote ka kaluar atje sipas kamerave në orën 2 pa çerek.

Bajram Sulejmani: Po ka kaluar.

Gazetari: Ku ke shkuar?

Bajram Sulejmani: I thonë 10 ditë o shok. 10 ditë unë nuk mbaj mend asgjë. /TV KLAN 

investigim ne patos

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Dhjetor 2023, 16:03 a.l

Tek UET mbin një cilindër me 56 kate

Lana Riverside Rezidences Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për projektin Lana Riverside Rezidences me subje...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet