“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
"Kishim treguar tamam veten"/ Sina në Komisionin Sigurisë për refugjatët: E bëmë që e bëmë, kishim bërë dy tre kampe
Nga ana tjetër bëri shumë përshtypje batuta e deputetit të PS Vullnet Sina, i cili ishte pro, duke vijuar pranimin edhe më shumë emigrantëve, se sipas tij "nuk do të bëhej qameti".
6 Dhjetor 2023, 14:51Nga h.k
Komisioni Sigurise
TIRANË-Në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme është mirtauar marrëveshje me Italinë në parim. Sipas diskutimeve qendra do të mbajë 3 mijë shtretër dhe rregullat që do të mbahen nga shteti shqiptar për qendrimin e emigrantëve. Nga ana tjetër bëri shumë përshtypje batuta e deputetit të PS Vullnet Sina, i cili ishte pro, duke vijuar pranimin edhe më shumë emigrantëve, se sipas tij "nuk do të bëhej qameti".
“E bëmë që e bëmë e kishim bërë nja dy tre kampe se nuk bëhej qameti. Kishim treguar veten taman. Nuk menaxhohet më shumë se kaq!’ -u përgjigj Balla.
Gjithashtu ai përjashtoi edhe mundësinë që qoftë dhe një emigrant të qëndrojë në Shqipëri
“Në të gjitha rastet personat largohen nga shoqëria në momentin e marrjes nga vendimi. Ata që pranohen shkojnë në Itali ata që u refuzohet kthehen në vendet e origjinës. Nuk ekziston asnjë mundësi që një nga 3 mijë të qëndrojë në Shqipëri. Nuk ka asnjë mundësi. Nuk ka, është e pamundur marrëveshja nuk e lejon. Të gjithë do të ikin nga Shqipëria sic do të vijnë”-tha Balla.