Aktualitet
Të afërmit dhe miqtë i dhanë sot lamtumirën "Sokratit" shqiptar, përcillet për në banesën e fundit Mirush Kabashi
•Artisti i njohur Mirush Kabashi është ndarë dje nga jeta në moshën 75-vjeças, pas një beteje 3-vjeçare me sëmundjen e rëndë. • Ndërkohë ditën e sotme janë mbajtur për disa orë në Muzeun Historik Kombëtar, homazhe në nderim të rij. • Në shenjë respekti për aktorin, morën pjesë artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare. • Ai do të mbahet mend nga të gjithë për gjurmët që ka lënë në aktrimin shqiptar me mbi 100 rolet në teatër dhe në film. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili bëri homazhe për artistin, tha se Kabashi la një trashëgimi mahnitëse për breza dhe Apologjia e Sokratit, shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. • Aktori Luftar Paja, tha gjithashtu gjatë homazheve se Kabashin do ta mbajë mend si një figurë shumëdimensionale.