21 Korrik 2024, 17:22
Nga M.B
Personat e përfshirë
MEMALIAJ- Në një lokal në qendër të Memaliajt mbrëmjen e djeshme, nga një atentat mafioz humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë. I vrarë mbeti Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit. Atentat nuk kurseu as njerëzit e pafajshëm, pasi fatkeqësisht plumbat i morën jetën kamarierit dhe klientit të lokalit ku ndodhej Shyqo Kalemi.
Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe mësohet se një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt dhe pas 6 muajve, vrasjen e Edmond Papës në Selitë, përballë banesës së vëllait. Hakmarrja nuk po gjen paqe edhe pse janë marrë shumë jetë, pa u kursyer edhe të pafajshmit.
Prishja e pazareve të drogës mes Alesandër Sadikajt dhe Emond Papës, për një ngarkesë droge e cila humbi dhe shuma e madhe e parave që munguan nisën sagën e vrasjeve fillimisht të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, një ngjarje e cila tronditi vendit për shkak edhe të dinamikës dhe mënyrës se si u ekzekutua i riu. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 11 qershor të vitit 2022 pranë zonës së TEG-ut.
Vrasja e Sadikajt
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.
6 muaj e 5 ditë nga ekzekutimi i Aleksandër Sadikajt, të shtëna me armë u dëgjua mbrëmjen e 16 dhjetorit në zonën e Selitës.
Vrasja e Edmon Papës
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
atentati ne memaliaj
Aktualitet
21 Korrik 2024, 16:44
M.B
Tale
LEZHA- Një person mbeti i plagosur këtë mesditë në zonën e Tales, në Lezhë, në një lokal. Parap...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 16:03
E. D
fotot ilustruese
SHKODËR- Një aksident ka nodhur në Shkodër, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë. B&e...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 15:59
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MEMALIAJ- Në një lokal në qendër të Memaliajt mbrëmjen e djeshme, nga një atentat mafioz ...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 15:43
M.B
Banori
MEMALIAJ- Lidhur me atentatin e ndodhur në Memaliaj mbrëmjen e shkuar ku humbën jetën 3 persona, kanë reaguar për...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 15:18
M.B
Foto ilustrues
LEZHA- Lidhur me plagosjen e regjistruar në zonën e Tales, në Lezhë, ka reaguar dhe policia me anë të nj&...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 14:21
N.F
Marsel Çela
MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas bresh&...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 14:08
N.F
Policia
LEZHË- Ditën e sotme është vënë në pranga një 48-vjeçar në Lezhë. Arrestimi i tij ka ardhu...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 14:05
N.F
Foto ilustruese
TALE- Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë në plazhin e Tales. Nga informac...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 14:03
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Mësohet se një 56-vjeçare me origjin&...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 12:58
N.F
Policia
TIRANË- Policia rrugore ka nxjerr raportet e fundit në lidhje me shkeljet e regjistruar në akse të ndryshme në ...