Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I arrestuari u vendos në pranga te “Kryqëzimi i Shënkollit” ndërsa ishte i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë. Më tej bëhet me dije se 48 vjeçari nga Pogradeci po udhëtonte me një taksi drejt Lezhës.
LEZHË- Ditën e sotme është vënë në pranga një 48-vjeçar në Lezhë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë i armatosur me armë dhe dy mina me telekomandë. Policia bën me dije se më arrestimin e 48-vjeçarit është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale.
I arrestuari u vendos në pranga te “Kryqëzimi i Shënkollit” ndërsa ishte i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë. Më tej bëhet me dije se 48 vjeçari nga Pogradeci po udhëtonte me një taksi drejt Lezhës. Policia ka sekuestruar armen e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, falë inteligjencës policore, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, operacioni policor i koduar “Destinacioni”.
Kapet te “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë, 48 vjeçari nga Pogradeci që udhëtonte me një taksi drejt Lezhës. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaopeacionit “Sundimit të Ligjit”, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas i armatosur me armë zjarri e mina me telekomandë po udhëtonte drejt Lezhës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. Z. Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë, dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48 vjeçarit i armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë, për të kryer ngjarje kriminale.
Foto ilustruese TALE- Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë në plazhin e Tales. Nga informac...
Foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Mësohet se një 56-vjeçare me origjin&...
Policia TIRANË- Policia rrugore ka nxjerr raportet e fundit në lidhje me shkeljet e regjistruar në akse të ndryshme në ...
Mjete lundruese TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë ditën e sotme me një njoftim ku ka raportuar bilancin në lidhje me sigurinë...
Foto ilustruese TIRANË- Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që k&eu...
Agustin Uldedaj SHKODËR- Investitori i Hotelit Rozafa Tower, Agustin Uldedaj së fundmi ka dalë me një reagimin në lidhje me projek...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se arrest...
Foto ilustruese FIER- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...
Makina MEMALIAJ- Disa orë pas atentatit në Memaliaj u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentat...
Pamje nga vendi i ngjarjes MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Disa orë...