21 Korrik 2024, 12:16
Nga N.F
Agustin Uldedaj
SHKODËR- Investitori i Hotelit Rozafa Tower, Agustin Uldedaj së fundmi ka dalë me një reagimin në lidhje me projektin. Uldedaj gjatë fjalës së tij shprehet se ka ndjekur me shqetësim reagimet në lidhje me këtë projekt teksa i ka cilësuar të palogjikshme gjë e cila e ka bërë atë të bëjë këtë reagim.
Uldedaj u shpreh se Hotel Rozafa Tower është një investim privat i Rozafa Group dhe sipas tij meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues ata organizuan një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues. Ai theksoi se institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet ndërsa shtoi se deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente.
Uldedaj më tej tha se politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj tyre si investitorë, janë të pakuptimta. Sipas tij investimi privat i Rozafa Group, në pronën e tyre nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.
Ai gjithashtu vuri në pah se nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmarrin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Sipas tij ky veprim nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.
Reagimi i investitorit të Hotelit Rozafa Tower, Agustin Uldedaj:
Të dashur miq dhe dashamirë,
Të respektuar shkodranë,
Dy ditë më parë, në respekt të gjithë atyre që treguan interes për projektin ndërkombëtar të Hotel Rozafa Tower, bëmë një sqarim publik. Kjo edhe për transparencë hap pas hapi në lidhje me këtë projekt ambicioz, sfidë edhe për ne si investitorë privat. Kam ndjekur jo pa shqetësim disa reagime aspak të logjikshme dhe për këtë arsye, po reagoj sërish, përsëri në respekt të të gjithë personave të interesuar. Hotel Rozafa Tower, është një investim privat i Rozafa Group, një kompani biznesi me eksperiencë të gjatë, veç të tjerave, edhe në fushën e turizmit. Meqenë se ishte një projekt i madh dhe sfidues, organizuam një konkurs ndërkombëtar, me një juri ndërkombëtare, e cila përzgjodhi projektin fitues.
Deri në këtë moment, ne si investitorë privatë, kemi propozuar vetëm projektin. Institucionet vendore dhe ato qendrore, sipas ligjeve dhe rregullave, do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimet. Si deri tani, çdo gjë është dhe do të jetë transparente, në sytë e të gjithëve, ditën për diell dhe në respekt të të gjitha kritereve.
Siç theksuam, Hotel Rozafa Tower është një investim privat, i Rozafa Group, në një truall me pronësi të certifikuar nga institucionet shtetërore prej 14 vitesh, fakt që mund ta vertetojë çdokush që është i interesuar për këtë çeshtje. Hotel Rozafa dhe i gjithë trualli, janë pronë private, siç edhe projekti dhe investimi për Hotel Rozafa Tower.
Politizimi që po i bëhet këtij investimi privat, sulmet personale ndaj nesh si investitorë, janë të pakuptimta. Digjirimi që po i bëhet një pjese të shkodranëve nga individë politikë, është i turpshëm dhe dashakeq. Investimi privat i Rozafa Group, në pronën tonë, nuk mund të përdoret si argument për të realizuar sulmet politike të ditës ndaj kundërshtarëve.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më sot, as në Shkodër dhe as në Shqipëri, që individë politikë të ndërmerrnin protesta apo peticione online kundër një projekti dhe investimi privat. Ky nuk është veçse një sulm ndaj biznesit privat, i ulët dhe sinjal i keq për të gjitha bizneset.
Do t’ju kërkonim miqësisht që politika, e të gjithë krahëve, të qëndrojë larg këtij investimi privat. Për projektin tashmë të bërë publik, do të vendosin institucionet shtetërore të ngarkuara nga ligji me ketë funksion. Le ti lëmë ato të shqyrtojnë projektin, ta analizojnë dhe të marrin vendimet e tyre.
Në fund, duam të falenderojmë të gjithë ata shkodranë por edhe përtej Shkodrës që e kanë mirëpritur e mbështetur projektin, duke na inkurajuar në sfidën tonë për të sjellë një standard të ri, më të lartë, për turizmin Veri të vendit. Ju sigurojmë se inkurajuesit e këtij projekti, janë disa fish më të shumtë se ata, që për interesa të vockla politike, nga mungesa e informacionit ose viktima të dizinformimit të dirigjuar, shkruajnë në rrjete sociale.
agustin uldedaj hotel rozafa tower
Aktualitet
21 Korrik 2024, 11:40
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se arrest...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 11:09
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 10:57
N.F
Makina
MEMALIAJ- Disa orë pas atentatit në Memaliaj u gjet duke u djegur mjeti i dyshuar se është përdorur gjatë atentat...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 10:26
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Disa orë...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 10:07
N.F
Eugert Merizaj
ANGLI- Mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja pas zbulimi të skandalit në bugjet anglee ku gardianet femra kry...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 09:47
N.F
44-vjeçri, Henri Prokopi
TIRANË- Një 44-vjeçar është vë në pranga ditën e sotme në Tiranë. M&eum...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 09:32
N.F
Kamarieri, Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela
MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn. Tre per...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 09:01
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Bashkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia përmes një njoftimi për shtyp ka reaguar në lidhje me rezul...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 08:19
N.F
Vendi i ngjarjes
MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj. Dyshohet se të pakt...
Aktualitet
21 Korrik 2024, 08:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Të huajt që hynë në Shqipëri deri në fund të qershorit ishin 4.5 milionë. Në rapo...