LIVE UPDATES
Aktualitet

Hapen regjistrimet online për klasën e dhjetë. Risia për arsimin parauniversitar: dëftesa me vulë elektronike

Mjafton, që pas identifikimit në portal si qytetar, të zgjidhet shërbimi që gjendet i emërtuar si: “Regjistrim në klasë të dhjetë” dhe të përzgjidhet profili specifik i shkollës që do të ndjekë fëmija.

7 Korrik 2023, 14:27 Nga k.m.

Hapen regjistrimet online për klasën e dhjetë. Risia për

Duke nisur nga sot, data 7 korrik, në portalin e-Albania mund të kryhen në çdo kohë aplikimet për regjistrime në klasë të dhjetë, duke përfshirë edhe shkollat e mesme profesionale dhe me kohë të pjesshme për personat mbi 18-vjeç.  Aktualisht, në portalin e-Albania po vijojnë aplikimet për regjistrime në klasë të parë, ndërkohë që risia e këtij viti është lëshimi i dëftesave elektronike nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, të cilat do të mbërrijnë në llogaritë personale të prindërve e kujdestarëve në portalin e-Albania.

Për prindërit apo kujdestarët ligjorë që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të dhjetë, nëpërmjet e-Albania, ofrohet një procedurë e thjeshtë aplikimi që realizohet në vetëm pak minuta. (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/MAS/15686/mas_15686_n3_s1_web.aspx?service_code=15686)

Mjafton, që pas identifikimit në portal si qytetar, të zgjidhet shërbimi që gjendet i emërtuar si: “Regjistrim në klasë të dhjetë” dhe të përzgjidhet profili specifik i shkollës që do të ndjekë fëmija.

Nëse aplikuesit përzgjedhin gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar, formulari elektronik plotësohet automatikisht. Kujdestarët ligjorë, në çdo rast aplikimi duhet të ngarkojnë dokumentin verifikues, ndërkohë që vetëm në rastet e shkollave sportive duhet të ngarkohet raporti mjekësor. Dëftesa e lirimit, që më parë ngarkohej si dokument më vete, tashmë kalon automatikisht pranë shkollës ku kërkohet të kryhet regjistrimi, nëpërmjet ndërveprimit të sistemeve elektronike. Afati i fundit për aplikime është data 20 korrik dhe nga raportimet e deritanishme procesi po ecën normalisht dhe pa vonesa.

E njëjta procedurë kryhet edhe për aplikimet në shkollat të mesme profesionale, por përzgjedhja e shkollës bëhet pavarësisht zonës gjeografike apo vendbanimit. Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç dhe lejohen të ndjekin shkollën deri në moshën 22 vjeç. Pranimet e nxënësve në shkollat profesionale janë pa konkurs.

Kurse, për regjistrimet në gjimnaze me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, aplikimet kryhen nga vetë të interesuarit, përmes llogarisë së tyre personale, në portalin e-Albania.

Koha e vendosur në dispozicion për regjistrime në shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet me kohë të pjesshme do të jetë më e gjatë dhe afati i fundit do të jetë 30 shtatori.

Anulimi apo çregjistrimi i aplikimit është i mundur deri një ditë para vijimit të shkollës, duke krijuar edhe një tjetër lehtësi në procedurat online të këtij viti. Nga 17 qershori, ndërkohë, vijojnë aplikimet për regjistrime në klasë të parë (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10117) dhe do të qëndrojnë të hapura deri më datë 20 korrik. Nga drejtoria e portalit qeveritar e-Albania, mësohet se deri më sot janë kryer mbi 22,000 aplikime për regjistrime në klasë të parë, ndërkohë që përllogariten rreth 28 mijë fëmijë që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Dëftesat e shkollës, tashmë me vulë elektronike!

Për të dytin vit radhazi, prindërit u njohën me vlerësimet e mësuesve për fëmijët e tyre, elektronikisht, nëpërmjet SMIP. Por, risia e këtij viti është se dëftesat e notave përfundimtare për shkollat publike do të ofrohen të vulosura elektronikisht dhe do t’u shpërndahen prindërve dhe kujdestarëve ligjorë në llogarinë e tyre në portalin e-Albania. Një tjetër plus për digjitalizimin e arsimit në vend dhe një standard i ri i komunikimit, prind-mësues.

Avantazhet nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, në terma afatgjatë janë edhe më të mëdha. Digjitalizimi, sinkronizimi i të dhënave në kohë reale dhe krijimi i një baze të dhënash shtetërore për arsimin parauniversitar do të jetë një ndihmë e shtuar për hartimin e politikave efikase dhe në analizimin e saktë dhe real të çdo situate. 

e-albania

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë