LIVE UPDATES
Aktualitet

"Hë se të **"/ Përgjimet mes trafikantëve para shpërndarjes së mallit: S’i ke mbledh akoma vezët?

Artan Agalliu ka udhëtuar me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi. Ata kanë udhëtuar paralel me rrugën e doganës dhe kanë parkuar te një parking përballë terminalit të pasagjerëve.

28 Qershor 2023, 11:16 Nga A.B
"Hë se të **"/ Përgjimet mes trafikantëve para
Foto ilustruese

TIRANË- Një ditë më parë, SPAK shkatërroi një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për persona që janë implikuar në trafikun e kanabisit, kokainës dhe heroinës sipas Prokurorisë së Posaçme. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve. Gazetarja Glidona Daci ka siguruar pikërisht disa nga këto përgjime.

Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi. Ata kanë udhëtuar paralel me rrugën e doganës dhe kanë parkuar te një parking përballë terminalit të pasagjerëve.

Në orën 14:31 të asaj dite rezulton se Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn. Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.

Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?

Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.

Artur Sulaj: Eeeee.

Artan Agalliu: Lëre të shofim….

Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?

Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!

1 orë e 30 minuta më vonë, Agalliu ka folur sërish me Sulajn, ku kësaj here e lajmëron që të merrte “vezët”.

Artur Sulaj: He?

Artan Agalliu: Hajde merr vezët.

Artur Sulaj: Hajt erdha.

Sipas SPAK lënda narkotike fshihej në kamione në vende të posaçme apo edhe në kova me përmbajtje të tjera. Për këtë ata kanë siguruar një përgjim mes Artur Sulajt me Arian Tolën, bisedë e kryer në një kamion.

Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!

Arian Tola: Ju ka ra në sy se….

Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!!  A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!

Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.

Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?

Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.

Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!

Arian Tola: Ëëë?

Artur Sulaj: Se nuk ishte ai që erdhi radhës tjetër.

Në një bisedë në Nëntor të vitit 2021, ata flasin për frikën se mos kapen dhe për kamerat në zonë.

Artur Sulaj: S’ka mundësi, se kanë kapë!

Arian Tola: S’ka mundësi…

Artur Sulaj: S’ka se po të ishte do ishte ba alarmante aty në zone!! Njiqind makina….

…ora 07:31:50;

Artur Sulaj: Pse e ka çu ke veni?!

Arian Tola: Po ka kamera…

Artur Sulaj: Ka kamera?

Arian Tola: E ka kamera.

Artur Sulaj: Kamerave ja kam frikën!

Arian Tola: Pse?

Artur Sulaj: Tregojnë o burrë se filmojnë, ja ti marri nokush kamerat. Anash rruge nuk ka kamera, kontrollova unë, aty te gardhi ka kamera….

Arian Tola: (Nuk kuptohet.)

Artur Sulaj: Pikërisht se ishte e kthyme te rrugica ku kalojshin kamionat te rrugica e pe!

Arian Tola: (Nuk kuptohet)

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro./Dosja.al

operacioni nga bregu ne breg artan agalliu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet