LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e fermerit nga Vlora që kërkon pafajësinë në Apel: Unë rris gjela deti, nuk mbjell kanabis

Duke akuzuar policinë se nuk gjeti dhe as zbardhi identitetin e individëve bazuar në gjurmët papilare të ekzaminuara në vendngjarje, fermeri kërkon pafajësi nga shkalla e dytë e njërit prej qyteteve, ku shumica e dosjeve në gjykatë janë histori hashashi.

15 Nëntor 2022, 13:35 Nga k.m.
Historia e fermerit nga Vlora që kërkon pafajësinë në
Foto ilustruese

TIRANË- Një shtetas po përballet me Prokurorinë e Vlorës në Gjykatën e Apelit të këtij qyteti  me tezën se ai është fermer dhe rrit gjela deti dhe se nuk ka mbjellë asnjëherë kanabis sativa. Por kur autoritetet këmbëngulin se i gjetën drogë edhe në një shtëpi të vjetër, ai thotë përmes gruas dhe avokatëve, se banesa nuk është e tij, por e të ëmës.

Duke akuzuar policinë se nuk gjeti dhe as zbardhi identitetin e individëve bazuar në gjurmët papilare të ekzaminuara në vendngjarje, fermeri kërkon pafajësi nga shkalla e dytë e njërit prej qyteteve, ku shumica e dosjeve në gjykatë janë histori hashashi. Në dosjen që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, përshkruhet se si burrit me inicialet B.M., nga fshati Kotë, iu ngarkuan gjatë një aksioni policor dy akuza, ajo e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Por si bashkëpunëtore, policia vlerëson se mund të ketë qenë gruaja e të moshuarit, e cila po ashtu hedh poshtë akuzat, duke kujtuar se ajo është një shtëpiake.

Hetimi fokusohet në fshatin Kotë, aty ku policia raporton në dosje se “nga hetimi, ka rezultuar e provuar se, shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë, Qarku Vlorë, mbi bazën e të dhënave të mbledhura në rrugë operative, kanë marrë dijeni se, në vendin e quajtur ‘Ish-Pularia’, e ndodhur në fshatin Kotë, ndodheshin dy parcela të mbjella me lëndë të dyshuar si narkotike. Në këto rrethana, shërbimet e policisë gjyqësore, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku kanë kryer veprimin hetimor me iniciativë të këqyrjes së vendit të ngjarjes, në afërsi të lumit Shushica, ndodheshin dy parcela të mbjella me lëndë të dyshuar si narkotike: njëra me sipërfaqe 6000 m2 në pronësi të shtetasit M.H., ku janë gjetur bimë të dyshuara si narkotike me lartësi 1-1.5 metra dhe tjetra me sipërfaqe 40 m2, në të cilën janë gjetur 36 bimë e dyshuar si narkotike, me lartësi 1-1.8 metër”.

Policia përshkruan vendngjarjen si një territor të mbjellë me qepë e domate dhe midis tyre edhe kubikë me bimën narkotike

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ka rezultuar se, dy bimë të dyshuara si narkotike janë gjetur të mbjella midis një sipërfaqeje të mbjellë me qepë, ndërsa dy bimët e tjera janë gjetur të mbjella në një sipërfaqe të mbjellë me domate.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur edhe dy pompa për nxjerrjen e ujit nga një burim i mbuluar me kapak betoni, në një distancë prej 3 metra larg parcelës. Siç zbuloi më tej hetimi, toka me sipërfaqe 6.000 m2, i ishte dhënë me qira nga pronari M.H., një të moshuari, i cili ndërroi jetë dhe marrëveshja mes tyre ka vijuar verbalisht dhe pa dokument si shumë çështje të tjera në zonë ku banorët bazohen tek fjala.

E dyshuara si bashkëpunëtore e të shoqit shpjegon në polici.

“Sipërfaqja prej 6.000 m2, në pronësi të shtetasit M.H., është marrë me qira me mirëbesim, në mungesë të një kontrate formale nga bashkëshorti B.M. Toka është përdorur për kullotjen e pulave dhe gjelave të detit dhe në të vendosëm edhe një mullar me bar të thatë”.

Prokuroria nënvizon se në lidhje me sipërfaqet e mbjella me perime, gruaja e të dyshuarit përmend se ato janë mbjellë prej saj, ndërsa në lidhje me sipërfaqet e mbjella me lëndë të dyshuar si narkotike, ajo ka deklaruar se, nuk ka pasur dijeni.

Akuza këmbëngul se droga ishte në fazën e lulëzimit dhe për të vërtetuar se kultivues të kubikëve ishin çifti nga Kota, shton se në banesën e tyre u gjet në një oborr një qese plastike e zezë, brenda të cilës u peshuan 54 kilogramë hashash.

Megjithatë autoritetet pranojë se kur po kryente kontrollet, tre persona u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Nga akti i ekspertimit daktiloskopik Nr.751, ka rezultuar se, në materialin objekt ekspertimit, janë përfituar dy gjurmë papilare të vlefshme për identifikim, të cilat kanë vlerë për një rreth të kufizuar personash, të cilët nuk janë identifikuar dhe për këtë shkak, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e procedimit penal në ngarkim të pandehurit B.M. Me vendimin e prokurorit “Për njoftimin e akuzës”, është marrë në cilësinë e të pandehurit shtetasi B.M., për kryerjen e veprave penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Pas vendimit për mos gjetjen e të pandehurit dhe caktimin e mbrojtësit, është vendosur dërgimi i çështjes në gjyq dhe për këtë qëllim, është paraqitur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkesa për gjykimin e procedimit penal Nr.1177.

Megjithatë, i moshuari u dënua me 6 vjet burg për këto akuza, ai kundërshtoi në Gjykatën e Apelit, pasi sipas tij, banesa ku u gjet thesi me drogë nuk ishte e tij, por e të ëmës.

“Personat janë larguar me shpejtësi duke ikur me mjetet “Renault Clio”, tjetri mësohet se u largua me makinën tip “Mercedez Benz”. Njëri prej tyre është identifikuar si SH.M. Banesa në fjalë nuk është nën pronësi të të akuzuarit”, sqarojnë në fjalën e tyre mbrojtësit.

“Nuk është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm lidhja midis gjurmëve daktiloskopike të gjetura në objektin e ekspertimit me prezencën e personave të paidentifikuar përpara portës së banesës ku ndodhej i pandehuri B.M., në drejtim të ekzistencës së marrëveshjes midis të pandehurit dhe personave të tjerë, si dhe dhënies së një kontributi material nga secili prej tyre në arritjen e qëllimit të përbashkët kriminal, në kryerjen e veprës penale”, - përmendet në dosje.

Duke insistuar pafajësi, i akuzuari përmend në Gjykatën e Apelit Vlorë: në dosjen gjyqësore, nuk ka asnjë provë shkresore apo me dëshmitarë që të provojë se banesa është apo ka qenë në pronësi të të pandehurit, por përkundrazi ka rezultuar e provuar se ky shtetas dhe familja e tij banojnë në fshatin Mazhar shumë larg  vendit ku u gjend lënda narkotike.

Sipas procesverbalit të kontrollit të vendeve, konkretisht të banesës të pretenduar në pronësi të të pandehurit, të përpiluar nga shërbimet e policisë gjyqësore rezulton se, policia atje nuk ka gjetur asnjë nga familjarët e tij, as bashkëshorten, as fëmijët dhe as sende personale që u përkasin këtyre të fundit. Nuk është bërë identifikimi i personit që pretendohet se në momentin e hyrjes në territorin përreth banesës së punonjësve të policisë, ka dalë nga një dritare e banesës dhe është larguar me vrap. Nuk provohet jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, fakti i përdorimit të banesës ku u gjet lënda narkotike nga ana e të pandehurit apo ndonjë prej familjarëve të tij. Ky fakt, nuk mund të përftohet as nga këqyrja fotografike e vendit të ngjarjes dhe as nga procesverbalet e kontrollit të vendeve të mbajtur nga ana e oficerit të policisë gjyqësore në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër të shoqit i ka ardhur në ndihmë partnerja, e cila këmbëngul se nuk mund të lidhet prania e një thesi me drogë që nuk u gjet në shtëpinë e tyre (të cilën dyshohet se e kishin pushtuar trafikantët), me kubikët e mbjellë në vendin ku çifti kishte mbjellë vetëm perime.

“Banesa ku u gjet lënda narkotike është në përdorim prej nesh dhe toka ka nevojë për përkujdesje, si për shpendët që qëndrojnë aty, por edhe për zarzavatet dhe bimët narkotike që kemi kultivuar. Duke qenë larg me banim, ai është në pamundësi objektive për t’i shërbyer këtyre bimëve. Meqenëse i pandehuri B.M., është hetuar e gjykuar në mungesë, ndaj tij është deklaruar ikja me vendim gjykate dhe i është caktuar si mbrojtës, mbrojtësi i zgjedhur me prokurë, duke i garantuar atij një proces të rregullt e ligjor“, - shkruan e shoqja.

Çështja aktualisht është në Gjykatën e Apelit dhe të dyshuarit këmbëngulin se ashtu siç nuk e dinin se çfarë ndodhte në banesën e familjarit, nuk dinin asgjë se përse mbiu në vend të qepëve dhe domateve edhe bima narkotike./GazetaSi

vlore ferma e kanabisit ne vlore

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion