LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA E TRISHTË/ I braktisur nga prindërit, 14-vjeçari lyp për të mbajtur veten e gjyshen

Gazetarët  e Fiksit u njohën me historinë e Mikelanxhelos në muajin Shtator dhe që prej  atëhere lëvizën gjithë gurët institucional për t’i dhënë 14 vjeçarit ndihmë e mbi të gjitha dije.

7 Tetor 2022, 21:25 Nga I.A
HISTORIA E TRISHTË/ I braktisur nga prindërit, 14-vjeçari lyp
I mituri

TIRANË- Nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, shkolla e tij e vetme është lypja në rrugë. Nënën nuk e njeh pasi prej saj është braktisur që i vogël, ndërsa i ati është përdorues i lëndëve narkotike. Të vetmen gjë të shtrenjtë në jetën e tij ka gjyshen, e cila nuk ia ktheu kurrë shpinën.

Gazetarët  e Fiksit u njohën me historinë e Mikelanxhelos në muajin Shtator dhe që prej  atëhere lëvizën gjithë gurët institucional për t’i dhënë 14 vjeçarit ndihmë e mbi të gjitha dije.

Mikelanxhelo tregon se jeton me gjyshen e tij në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Gjyshja është e moshuar dhe kanë vetëm njëri tjetrin. Ai duhet të lypi çdo ditë për të siguruar një sasi parash që siç shprehet ai ” të blejmë bukë dhe kos”.

Historia e tij të rrënqeth tek tregon se e ëma e ka braktisur fare të vogël, pasi me të atin përdorues të lëndëve narkotive në familje ushtrohej dhunë ndaj saj.  Prindërit divorcohen dhe  për rritjen e tij është kujdesur gjyshja , që aktualisht është e pamundur fizikisht për ta bërë ende. Kështu që barra e familjes i ka mbetur Mikelanxhelos. ” Nuk di as të shkruaj as të lexoj, njoh vetëm lekët pasi më ka mësuar gjyshja t’i numëroj” shprehet ai.  Gazetarëve të Fiksit ai i shpreh dëshirën  që ka për të shkuar në shkollë, por edhe hallin se nuk ka kush të kujdeset për gjyshen dhe nuk ka rroba për t’u veshur për shkollë. Më pas të gjithë rrëfimin e tij e mbyll me një frikë të madhe që ka ” Kam frikë nëse nëna ndërron jetë unë me kë do të rri?”

Fiksi pas kësaj histori të trishtë referoi në institucione si një rast urgjent për ndërhyrje. Fillimisht në datë 16 shtator 2022 përmes një telefonate dhe më pas në  një takimë në zyrat e  ALO 116 111 të Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri. Në po të njëjtën datë nga ana e zyrave të  Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri  u bë dhe referimi i këtij rasti drejt Punonjëses për Mbrojtjen e Fëmijëve në Njësinë Administrative Nr. 9 në Tiranë.  Por edhe pse kishin kaluar më shumë se 10 ditë nga referimi i këtij rasti, 14 vjeçari fokusohej nga kamerat e Fiksit se gjatë orëve të vona të natës endej rrugëve. Të ndodhur në këto kushte redaksia e Fiks Fare u interesua për të dytën herë pranë zyrave të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve ku të vetmin argument që dhanë përmes një e-maili ishte se: ” Gjatë vizitës nuk kemi gjetur njeri në banesë dhe kemi lënë porosi te anëtarët e komunitetit që ta informojnë gjyshen të paraqitet pranë zyrave tona për ndihmë, duke qenë se zonja nuk disponon nr. kontakti dhe gjatë orëve të paradites nuk gjendet në banesë”.

Me datë 29 shtator redaksia e Fiks Fare përmes një e-maili informon për rastin Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  ku këta të fundit pas vlerësimit të situatës vendosën që 14 vjeçarin bashkë me gjyshen e tij, ta dërgonin në Korçë atje ku kanë edhe vendbanimin. Ku nga shërbimi social i qytetit u bë e mundur që Mikelanxhelo të fillojë shkollën nga klasa e parë. Mikelanxhelo dërgon një video mesazh për redaksinë e Fiksit ku thotë se falë tyre ai arriti të shkojë në shkollë.

Marrë nga Top Channel

mikelanxhelo

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen