LIVE UPDATES
Aktualitet

Përveç provimeve të Maturës, nxënësit që do konkurrojnë për Mjekësi të Përgjithshme do bëjnë test shtesë, nis nga viti 2023

Provimi do të bëhet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe do të jetë pilot. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se ky provim është zgjedhur të bëhet provë për degën e Mjekësisë së Përgjithshëm duke qenë se është një ndër degët më të kërkuara

7 Tetor 2022, 18:16 Nga e.k
Përveç provimeve të Maturës, nxënësit që do
Foto ilustruese

TIRANË- Vitin e ardhshëm akademik, të gjithë maturantët që do të konkurrojnë për degën Mjekësi e Përgjithshme, përveç tre testimeve të maturës, do i nënshtrohen edhe një tjetër provimi të automatizuar, siç bëhen provimet e licensave apo me portalet e mësuesve, që do të thotë nxënësit do të testohen për njohuritë që kanë marrë në tre vite.

Provimi do të bëhet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe do të jetë pilot. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije se ky provim është zgjedhur të bëhet provë për degën e Mjekësisë së Përgjithshëm duke qenë se është një ndër degët më të kërkuara. Provimit do t’i nënshtrohen të gjithë ata maturantë me mesatare mbi 8, ndërsa Kushi u shpreh se qëllimi i këtij testi piloti është që më pas të vihet në zbatim edhe për degë të tjera.

“Tani ju, besoj e keni dëgjuar, nuk është gjë e re, sepse ne në fakt e kemi lançuar që herët, lidhet me provimin e automatizuar të Programit Mjekësi e Përgjithshme, që do të thotë të gjithë ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, pra duan të vazhdojnë studimet për Mjekësi e Përgjithshme, përveç detyrimeve që ka aktualisht sistemi për provimet e maturës mesataret ajo formula që tashmë është aktive, kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar siç behet provimi i portalit. Siç bëhen provimet e licensave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100%. Dua të theksoj që në vitin e kaluar ngritëm një grup pune që analizoi shumë elemente të procesit të Maturës Shtetërore dhe grupi i punës në komunikim edhe me mësues edhe me maturantë edhe me ekspertë të arsimit arriti në përfundimin që 3 janë ndryshimet që ne duhet të bëjmë: I pari është pikërisht ky provimi i automatizuar që ketë vit do të jetë pilot vetëm për programin Mjekësi e Përgjithshme ku dhe kërkesat janë më të mëdha dhe ku më të mirët shkojnë atje dhe më pas ne kemi qëllim që ta shtrijmë edhe për provimet e tjera. E dyta, pra ajo pika tek rregullorja ku thuhet që nuk lejohet rivlerësim i testit do të shfuqizohet dhe aty ku ka. Uroj që të mos ketë asnjëherë, por gjithsesi qoftë gabim teknik qoftë gabim njerëzor çfarëdolloj gabimi qoftë ne nuk mund ta vendosim që s'ka rivlerësim të testit. Rivlerësim do të ketë. Dhe e treta është rankimi i gjimnazeve. Ka filluar tashmë puna në ASCAP për të bërë renditjen e gjimnazeve sipas një formule, sipas disa treguesve për të cilët po punon ASCAP-i dhe që dhe këtë në fund fare do t’jua bëjmë prezent që çdo shkollë ta dijë ku ndodhet në raport me shkollat e tjera. Kjo është një sfidë e madhe për ne sepse kërkon tani që të punojmë kaq shumë për fondin e pyetjeve për të marrë masat, sepse do të jetë një numër i madh, këtë të drejtë do ta kenë të gjithë ata maturantë që kanë mesatare mbi 8 apo 8.5, siç e ka përcaktuar kriterin Universiteti i Mjekësisë dhe që kanë zgjedhur të konkurrojnë për mjekësi”, tha Kushi.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Aurora Balliu shpjegoi sesi do të funksionojë testi.

“Mënyra se si ky test gjenerohet nuk lë hapësirë për asnjë lloj keqinterpretimi. Testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Do të jetë një test i ndarë në tre nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tre nivele. Mendojmë që do të kemi 50 pyetje me 100 pikë njësoj si sistemin e licencave do të jenë pyetje të hartuara sipas niveleve, do të jenë pyetje që sistemi i merr gjithashtu sipas niveleve. Përgjigjen ministrja jua tha, ju e merrni përmes një deklarate në kohë reale, sapo e përfundoni provimin dhe që sapo përfundoni provimin ju kuptoni se në cilin pozicion të rankimit jeni”, tha ajo.

ministria e arsimit evis kushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj